TIRANË, 10 Mars /ATSH-Z.Tosku/.- Qëndra kulturore Turke Yunus organizoi të martë, konferencën me temë "Fitorja e Çanakkalase" e cila u referua nga Prof. As. Dr. Hasan Mert nga Universiteti i Egjeut.
Në konferencë u vu theksi tek rëndësia e një lufte, si Lufta e Çanakkalase, si simbol e vlerës që paqja duhet të ketë për seicilin vend.
Selçuk Kayhan, lektor në Institutin Yunus Emre në Tiranë tha se , "rëndësia e kësaj konference ka të bëjë me rikujtesën dhe historinë që vjen nga e kaluara. Më pëlqeu një fjali që Prof. As. Dr. Hasan Mert përsëriti gjatë kësaj ditë, në aktivitetet  ku ai ishte i pranishem . Qëllimi ynë nuk është të kujtojmë luftën por ta ruajmë këtë kujtesë për paqen".
Prof. As. Dr. Hasan Mert gjatë fjalës së tij u ndal tek rëndësia e luftës së Çanakalase, e cila sipas tij lidhet me dashurinë dhe sakrificën për atdheun.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu sot, për të kujtuar një luftë, për të nxjerrë mësime nga e kaluara, për të ditur vlerën e paqes. Lufta e Çanakkalase është nga ato luftra që Perandoria Osmane ka bërë për të mbrojtur trojet e saj, ndaj unë sot dua të flas si historian", u shpreh Prof. As. Dr. Hasan Mert.
Duke shpjeguar luftën, Mert u ndal në atë pjesë të historisë që jo gjithkush ka dijeni. "Në fakt, është e lehtë të flasim sot për ushqim, gjë që nuk është problem për ne, por në luftë është një nga gjërat për të cilët ushtarët tanë kanë vuajtur. Kjo për shkak të bombardimeve që armiqtë bënin në pikat ku ngarkoheshin ushqimët për ushtarët turkë. Stambollin e njeh bota edhe Çanakkalaja është një kopje e Stambollit, me shtëpitë e njohura të ndërtuara me qeramikë. Në rast se flasim për ushtarët, kthehemi pas në histori dhe karakteristike për transportimin e ushtarëve ishin kuajt, devetë e qerret. Materjalët që ata mernin me vete, që i duheshin, nuk i transportonin vetëm më kafshët shtëpiake por edhe i mbanin vetë.
Më pas, pas mbërritjes së tyre, në fronin ku ushtarët do luftonin , akomodoheshin në çadra të cilat nuk kishin as kushtet minimale. Kur binin reshje të shumta, ushtarët për të fjetur detyroheshin të hapnin një gropë 2-3 metra të thellë dhe për jastëkë përdornin dheun, e dukej sikur ata hapnin vetë varrin e tyre. Ndërsa oficerët kishin më shumë kushte. Ata kishin minerë dhe qëndronin nëpër çadra", tha Mert.
Ai gjithashtu u ndal në pjesën e komunikimit.
Një nga problematikat e luftës, për Prof. As. Dr. Hasan Mert kishte të bënte me stërvistjen e ushtarëve. "Duke qënë se ushtarët ishin të vegjel në moshë ata nuk kishin mundësi të stërviteshin më parë përveçse të stërviteshin në front luftë, gjatë kohës së tyre të lirë gjatë ditës. Gjatë kohës së lirë, ushtarët shkarkonin stresin e tyre nëpërmjet skenave të teatrove që ata realizonin apo lojra me tërheqje litari. Teatrot ishin shumëtë thjeshta. Vendosej një çarçaf në të dyja anët e një peme dhe ushtarët e tjerë uleshin dhe shihnin, nënvizoi Hasan Mert.
Në përfundim të shpjegimit të tij, ai vuri theksin tek rëndësia që kishin spitalet që vendoseshin në front luftë si dhe imamët , të cilët luanin rol të rëndësishëm në shkrim e këndim , për ushtarët turq.
/f.n/