Fitorja me Andorën/ Bulku i kënaqur, Basha i përgjigjet Panucit (Festa në dhomat e zhveshjes)

Fitorja me Andorën/ Bulku i kënaqur, Basha i përgjigjet Panucit (Festa në dhomat e zhveshjes)

Festa e kombetares pas fitores

Shqipëria mori një fitore të çmuar mbrëmjen e djeshme përballë Andorrës me rezultatin 0-3 duke qetësuar situatën pas humbjes me Turqinë dhe shkarkimit të Panucit. Tre pikët janë përcjellë me festë në dhomat e zhveshjes së ekipit kuqezi. Ndërkohë që Ervin Bulku, që drejtoi kombëtaren bashkë me Sulejman Memën në fitoren e djeshme u shpreh i lumtur, por nuk hodhi poshtë punën e teknikut italian që u shkarkua.

"Jemi të bashkuar. Kjo fitore duhej marrë me çdo kusht, me çdo mënyrë. E thashë që rezultat i vetëm është fitorja. Padiskutim, edhe pikët janë të rëndësishme, por edhe morali, sepse kishim bërë edhe ndeshje të mira, por pa rezultate. Andorra ishte e dobët, por ka barazuar në fushën e vet.

Unë kam qenë njeriu më i afërt, nuk duhet t’i hedhim poshtë kaq shpejt. Kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë, por diskutuam pak për Andorrën. Edhe ai po të ishte në vendin tim, do bënte ndoshta këto zgjedhje. Ky rezultat na kënaq" tha ai.

Ndërsa Migjen Basha replikoi me deklaratat e italianit pas shkarkimit. "Këta janë lojtarët, por nuk e ka kuptuar çfarë mendimi ka pasur ai. Negative apo pozitive. Mua më duket negative, dhe pa respekt për lojtarët që janë këtu. Ka disa lojtarë që kemi bërë historinë këtu, por për sa kohë jemi këtu, do mundohemi të ndihmojmë" tha ai për supersport.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 26/03/2019 14:17

    Po të shikoni gjith fotografitë e arkivit qe tregojnë eufori, me perjashtim të asaj në Lisbonë 0-1, të gjitha janë foto të shkrepura në ndeshjet me Andorën, Lihtenshtejnin, San Marino dhe Maltën . Hahahahahahaha!

    Përgjigju
  • Ilo: 26/03/2019 13:51

    Edhe nje skuader kalamajsh do e kishte mundur Andorren,Basha mos te bej me Pannucin ashtu si beri Xhaka me De Biasin qe iku nuk la gje pa thene kunder De Biasit dhe perseri u rikthye si femije plangprishes,me Turqine skuadra jone beri sehir.

    Përgjigju
  • Fahrri Plera: 26/03/2019 11:18

    Po Ed Palóq en qe e kishit aty, thuthuqen, pse nuk e morët për foto apo ai shkrepi foton?! Hahahahaha!

    Përgjigju
  • lexues: 26/03/2019 11:00

    jane rregull keta!!! ishte vetem fucking andorra..

    Përgjigju
  • Fredi: 26/03/2019 10:27

    Ikni ore....yyyyyyt! , pse nuk mundët Turqin e ngordhur? YYYYYYYYT edhe nje herë, yt!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 26/03/2019 10:09

    Bravo.ka fituar kombetarja e shqiperise me kombetaren e roskovecit

    Përgjigju
  • Euforikë me Lugen bosh: 26/03/2019 09:56

    Po me Andorën fituat mos festoni sikur fituat ME FRANCËN, ANDORA EKIP I KATEGORISË ZH, ME ATË PORTIER QË DOLI NGA PORTA NË ATE MËNYRË DHE NJE EKIP 15 VJECARESH DO FITONTE.

    Përgjigju
  • Pafillja: 26/03/2019 09:39

    Sa qesharak beheni. Sikur keni mundur Gjermanin. Te na rroje mbret Duka dhe parat e vjedhura te tija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës