Fjala e ministrit Cani ne prezantimin e operacionit per hidrokarburet

Ministria e Financave ka detyrën të bashkëpunojë për kontrollin e tregut.

Importuesit e karburanteve, sjellin produktin në magazinat e lira doganore dhe një pjesë e shesin në regjimin e lirë doganor, ndërsa pjesën tjetër e zhdoganojnë vetë duke vazhduar zinxhirin e tregtimit të produktit në ndërmarrjet e integruara ose në ndërmarrje të tjera në tregun e shitjes me shumicë dhe ose pakicë deri tek konsumatori përfundimtar.

Ne do të kontrollojmë tani në çdo hallkë të këtij zinxhiri.

Strukturat tona janë angazhuar për të mbikqyrur sipas ligjit sektorin e hidrokarbureve.
E kemi nisur me kompanitë ndërkombëtare, prodhuese të hidrokarbureve, sasitë e prodhimit të të cilave qeveria e kaluar i raportonte aq sa i raportonin vetë kompanitë. Ne gjykuam se duhej më shumë mbikqyrje. Dhe vendosëm instalimin e kalimatësave tek këto kompani.

Sot Bankers Petroleum ka të instaluar kalimatësa, të cilët raportojnë sasinë e prodhuar onlinë në drejtorinë e Tatimeve të Fierit. Po kështu edhe me Stream Oil, Transoil Group e disa dhjetra rafineri e minirafineri që janë fiskalizuar apo janë në proces fiskalizimi, në Lushnjë, Kuçovë, Ballsh, Fier etj.

Gjatë kryerjes së procesit të markimit, punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave marrin pjesë së bashku me punonjës të markimit dhe rezultatet e kontrolleve monitorohen on line nga Drejtoria Teknike e Akcizës në DPD.

Për periudhën 23 Qershor 2014 - 30 Prill 2015, numri i njësive të kontrolluara është 2438, nga ku 2169 ose 89% kanë rezultuar në rregull dhe 269 ose 11% kanë rezultuar me shkelje. Nga rastet me shkelje, 194 janë konstatuar me karburante të përziera dhe 75  subjekte kanë refuzuar kontrollin.
Nuk kemi ndalur edhe duke kërkuar kontroll të plotë në tregtinë me pakicë.

Në fushën e instalimit të pajisjeve fiskale në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve nga 2,758,676 pajisje fiskale në vitin 2013, në vitin 2014 i shtuam ato deri në 3,120,345 njësi, ndërsa deri në datën 30 Prill 2015 kontrollojmë 3,524,227 njësi fiskale vetëm në tregun e shitjes me shumicë të hidrokarbureve.

Eshtë rritur edhe deklarimi i shitjeve dhe kontrolli i tyre.

Në vitin 2013 numri total i kuponëve fiskalë standardë ishte 11,3 milionë, sot numri i tyre ka arritur në rreth 19 milionë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Polonia merr presidencën e BE-së me fokus sigurinë, Ukrainën dhe zgjerimin me BP