Dorëheqjen e Luzlim Bashës nga kreu i PD-së, Flamur Nokën është duke luajtur blofin, pasi i hapi rrugën që të zgjidhet Enkelejd Alibeaj, sekti i ngushtë i tij. Në një intervistë për "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Noka tha se për komisionin e Rithemelimit, Lulzim Basha ishte i shkarkuar që në kuvendin e 11 dhjetorit dhe se hapi pas që ai bëri sot është vetëm një "litar i varur" që ka lënë në PD.
"Basha deri më sot ka mbajtur peng karrigen e PD, për interesat të Ramës. Kjo që ndodhi sot është vetëm një blof. Basha është i shkarkuar dhe teorikisht së bashku me të janë të shkarkuar edhe kryesia e PD që ishte deri më 11 dhjetor. Brava më në fund la rrugën duke luajtur blofin dhe i hapi rrugën Enkelejd Alibeaj që është sekti i ngushtë i Bravës. Sot është abuzuar rëndë në emër të grupit parlamentar të PD pasi nuk ishte atje, po ishte vetëm stafi i ngushtë i Bravës. Ai ka lënë litarin aty, unë ika po po lej litarin varur", tha Noka.
Flamur Noka, i grupit të Berishës, foli për negociatat për zgjidhjen e krizës në PD teksa solli në vëmendjen vizitën e ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook si negociator mes Berishës dhe Bashës. Noka tha se Basha do jepte dorëheqjen me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën
“Lulzim Brava drejtoi një negociator te Berisha që quhet Elmar Brok. Negociatori kërkonte që Basha të zbatojë 11 dhjetorin, me kushtin që të jetë bashkëkryetar i komisionit të integrimit me Taulant Ballën, por atij nuk mund t’i japë askush asgjë, do të duhet të mblidhet grupi”, tha Noka.
Ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook erdhi më 17 mars në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën për një negocim mes Partisë Demokratike dhe Foltores.
/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Momenti i votimit në parlament për shkarkimin dhe emërimin e ministrave/ Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik edhe për Bardhin, Bashën dhe Tabakun
31 Korrik, 15:20
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Miratimi i ndryshimeve në qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
30 Korrik, 20:12
-
'Berisha gënjeu kur tha se i donte listat e hapura, por i mbylli PS', Lulzim Basha: Janë bërë si kamikazë dhe nuk lenë qytetarët të zgjedhin deputetët
29 Korrik, 19:30
-
Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë
28 Korrik, 15:50
-
Seanca maratonë, Kuvendi miraton Kodin Zgjedhor dhe 22 vendime të tjera para pushimeve! Basha: E çojmë në Kushtetuese! Jo rritje pagash për GJK
27 Korrik, 12:07
-
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Basha: Po bëjmë gati draftin për ta çuar çështjen në Kushtetuese! Rama dhe Berisha janë bashkë, ndëshkojini me vote
27 Korrik, 10:16
-
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
26 Korrik, 07:30
-
Ylli Pata: Pse po ikin nga PD deputetët që mbështetën Lul Bashën?
25 Korrik, 19:25
-
Basha ironizon dakordësinë për Kodin Zgjedhor: Morën vendim t'i ndajnë listat në biznes klas për vete dhe karroceri për të tjerët
25 Korrik, 19:16
-
Nipi i Flamur Nokës arrestohet në lokalin e djalit të biznesmenit Ymer Lala! Në pranga dhe pronari e 9 të tjerë
25 Korrik, 12:54
-
'Pak orë na ndajnë nga puçi kushtetues', Basha reagon për Zgjedhoren: Shqiptarët duan ndryshim, Rama dhe Berisha jo
24 Korrik, 14:59
Prap bashk në Toyta yaris Balla & Basha (B&B) për t’i ndar 3.5 € …wauuu
Përgjigju