TIRANË - Të shumtë janë muxhahedinët të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të kërkuar azil politik. Shumica prej tyre kanë lënë ambientet e kampit që ndodhet në zonën e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa kanë marrë apartamente me qira për të banuar. Tre prej muxhahedinëve të ardhur nga Irani për të kërkuar azil politik në Shqipëri, tregojnë për Shqiptarja.com mënyrën e jetesës në vendin nga ata vinin dhe përshtatja e tyre në Shqipëri.
Meti, Muchtabo dhe Ales janë tre të rinjtë të cilët tregojnë se janë larguar nga Irani pasi atje u mohohet gjithçka, pra nuk ke asnjë liri dhe të drejtë veprimi.
Muxhahedinët u shprehën se këtu në Shqipëri paguhen nga organizata me një shumë prej 45 mijë lekësh, të cilat i përdorin për të paguar qiranë e shtëpisë dhe për të kaluar muajin. Por, ata thonë se në këtë vend është shumë e vështirë për t’u punësuar, ndaj edhe e mendojnë largimin nga Shqipëri por jo për t’u kthyer në Iran. Meti, Muchtabo dhe Ales kanë ardhur në Shqipëri të vetëm, duke lënë familjen e tyre në Iran.
-Meti, sa kohë keni që qëndroni në Shqipëri?
Kam rreth dy vite që unë qëndroj në Shqipëri. Më pëlqen shumë ky vend. Këtu ke të drejtë të jetosh si të duash, nuk të pengon askush.
-Nga cili vend vini?
Nga Irani.
-Vetëm apo me familjen?
Qëndroj vetëm këtu në Shqipëri, familja ime vazhdon ende të qëndrojë në Iran.
-Do të vijnë edhe ata në Shqipëri?
Nuk e besoj. Është shumë e vështirë që të shkëputesh nga Irani e të vish në Shqipëri. Këtu bëhet një jetë shumë e bukur, por ka një gjë shumë të keqe.
-Çfarë?
E vetmja gjë që mungon këtu është puna. Është shumë e vështirë të gjesh një vend pune. Kam dy vjet këtu dhe ende nuk gjej një vend pune.
-Po ku i gjeni paratë për të jetuar?
Ne marrim një pagë rreth 450 mijë lekë të vjetra. Me këto para duhet të paguajmë qiranë e shtëpisë që bën 250 mijë lekë të vjetra dhe me 200 mijë lekë të vjetra ne kalojmë një muaj. Paguajmë internetin e çdo gjë që na nevojitet.
-Po a ju mjafton kjo shumë?
Jo. Në shumë raste na dërgon para familja që kemi në Iran, se ne vetë as nuk kemi gjetur një punë këtu.
-Keni kontakt me familjen në Iran?
Sigurisht që po. Flasim çdo ditë në telefon, me skype, viber ose ëhats up.
-Shprehin dëshirën për të ardhur në Shqipëri?
Në Iran nuk ka ambasadë shqiptare dhe është shumë e vështirë për të ardhur deri këtu. Gjatë katër viteve që ne qëndrojmë këtu, ata kanë ardhur deri në Turqi e më tej nuk kanë vazhduar.
-Si është të jetosh në Iran, a mendon të kthehesh atje?
Jeta atje është shumë larg nga Shqipëria. Atje të mohohet gjithçka. Çdo gjë që t’i duhet të bësh, në Iran duhet ta bësh vetën në shtëpinë tënde dhe nuk ke asnjë të drejtë fjale. Nuk mund të shprehesh i lirë dhe nuk mund të bësh asnjë veprim tjetër. Në Iran nuk mund të pish një kafe, nuk mund të pish alkool e të dalësh në lokal. Aq më tepër të dalësh në lokalet e natës. Të gjitha këto je i lirë t’i bësh këtu në Shqipëri, nuk t’i mohon askush. Këtu në Shqipëri edhe po të flasësh keq për Edi Ramën nuk të bën gjë njeri, ndërsa po të veprosh kështu në Iran nuk ke asgjë në vijë, të pritet koka. Ne këto gjëra nuk i duam. Ne jemi muslimanë vetë.
-A do ktheheni ndonjëherë atje?
Jo, nuk dua të shkoj më atje. Nga Shqipëria edhe mund të iki, por jo të shkoj në Iran, mund të shkoj me ndonjë vend tjetër ku të gjej edhe një punë.
-Po familja që qëndron në Iran?
Ata, nuk kanë ku të lëvizin. Kam gjashtë motra, dy vëllezër dhe nënën që jeton në Iran. Flas çdo ditë me ta e tregoj e më tregojnë çdo gjë. Ndërsa babai më ka vdekur para dy vitesh nga shkaqet natyrale. Kohë më parë, njërës prej motrave të mia ia kanë prerë kokën, e vranë.
-Cila ishte arsyeja që e vranë?
Nuk ka asnjë arsye. Për një fjalë atje burgosesh edhe vritesh
-Po këtu në Shqipëri, jetoni në grup në banesat e marra me qira?
Jo! Çdo kush ka marrë një shtëpi vetëm me qira, por njihemi me njëri-tjetrin. Takohemi çdo ditë bashkë, rrimë, dalim nëpër vende të ndryshme të Tiranës.
-Në kaq kohë sa keni jetuar në Shqipëri, çfarë mendimi keni për shqiptarët?
Janë njerëz shumë të mirë, të dashur, të sjellshëm, të afrueshëm, bujarë. Është një popull i thjeshtë në përgjithësi.
-Po me gjuhën shqipe si jeni, keni mësuar ndopak?
Gjuha shqipe më pëlqen shumë. Çdo ditë unë bëj nga një orë leksion për ta mësuar. Kam mësuar pak por jo tamam ashtu siç duhet. Të paktën kuptoj ca gjëra. Unë edhe pse di anglisht nuk flas në këtë gjuhë, më pëlqen më tepër të flas shqip.
Gjuha shqipe, Çdo ditë bëjmë 1 orë leksion për të mësuar shqip
Me libër në duar, muxhahedinët shkojnë çdo ditë për të marrë leksionet në gjuhën shqipe. Libri me ata të cilët janë pajisur nga organizata është Anglisht-Shqip. Kjo pasi, muxhahedinët dinë shumë mirë të flasin e të shkruajnë gjuhën angleze, çka i ndihmon për të mësuar gjuhën shqipe. Ata shprehen se e pëlqejnë shumë gjuhën e shqipe, si dhe nuk duan të flasin gjuhë tjetër përveç asaj. Qendra ku ata mësojë gjuhën shqipe ndodhet në zonën e Kasharit, tek pallatet “Fratari”. Aty qëndron një mësuese e gjuhës shqipe e caktuar nga vetë organizata, e cila çdo paradite jep leksione muxhahedinëve. Këta të fundit shkojnë në grup ose të veçuar për të mësuar shqip, pra nuk e kanë të përcaktuar apo me detyrim. Ata e shprehin vetë kënaqësinë për të mësuar shqip.
Kampi, Në Babrru, aty ku strehohen muxhahedinët
Qendra e azilkërkuesve e cila gjendet në babrru, në kryeqytet, mban të strehuar muxhahedinë me ose pa famijet e tyre. Në një vëzhgim të bërë nga Shqiptarja.com, ambientet e kësaj qendre ku strehohen këta muxhahedinë shfaqen tepër të qeta dhe pa asnjë lëvizje. E rrethuar me një mur 3-4 metra të lartë dhe e mbyllur me një portë të madhe e të hekurt, e cila nuk lejon të duket asnjë në ambientet e brendshme të saj. Ndërkohë, nëse kjo portë harrohet pak hapur, brenda kampit duket ndonjë fëmijë duke luajtur. Ndërsa nuk shfaqen lëvizje të personave që janë kthyer nga Irani. Shumë pak prej tyre mund të dinë të flasin ndonjë fjalë ship, ndërsa mund të komunikojnë shumë mirë në gjuhën angleze. Ndërkaq, qetësinë e vendit ku gjendet qendra e azilantëve e përshkruajnë edhe banorët që jetojnë përreth saj.
Redaksia Online
(E.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com