Flet për Report Tv shqiptari që i rrëmbeu mikrofonin këngëtares britanike në Eurovision: Ja pse e bëra

Përveç tre shqiptarëve që morën pjesë në edicionin e 63-të të Eurovisionit, i katërti që u ngjit në skenë duke rrëmbyer mikrofonin e këngëtares britanike ishte 30 vjeçari Konstantin Bouki, i njohur me emrin e artit Doctor AC activism.

-Konstantin faleminderit që pranuat ftesën për realizimin e kësaj interviste. Ajo çka kuriozon jo vetëm shqiptarët besoj, por të gjithë është arsyeja që ju shtyu juve të kryenit këtë veprim. Pse?

Në fakt, unë jetoj prej shumë vitesh në Angli, në një vend ku unë krijoj dhe kundërshtoj idetë e këtyre që unë mendoj se janë të korruptuar. Sepse artistët dhe gazetarët në Angli, që kanë një fuqi shumë të madhe, shumë më të madhe se politikanët po na thonë ne që nuk e kontrollojmë fuqinë sociale por luftojmë për drejtësi. Ata po na thonë ne që drejtësia është padrejtësi dhe që shtypi do të thotë liri. Unë e mora mikrofonin në një mënyrë rebelimi intelektualisht që të jap një mesazh botëror, sepse këta njerëz janë më të korruptuar në botë që luftojnë për të mbrojtur interesin e klasës së tyre. Janë njerëzit që unë i krahasoj me penën e Adolf Hitlerit.

-Këngëtarja britanike Surie u bë pjesë e idesë suaj pa dashur ajo, megjithëse e menaxhoi mjaft mirë situatën. Ishte kjo një zgjedhje e juaja, pasi edhe pse jeni nga Shqipëria jetoni prej vitesh në Angli apo mund t’i kishit rrëmbyer mikrofonin edhe një artisti tjetër?

Unë nuk kisha ndonjë gjë me të, ajo është thjesht pjesë e korrupsionit të gazetarëve dhe artistëve anglezë që janë vënë si një grup ujqërish që hanë njerëz të gjallë. Këta njerëz e kanë humbur anën njerëzore, sepse kur ke shumë fuqi.. ajo tenton të të korruptojë. Interesi i klasës së tyre është një interes që kontrollon botën me ide. Prandaj unë shkova për të thënë që ju jeni nazistë, unë kërkoj liri, të drejtat e mia si njeri për një Londër më të mirë, për një Europë më të mirë, edhe e bëj këtë me ide.

-Por si arritët të ngjiteshit në skenë?

Unë vrapova në fakt, unë vrapova për këtë shtypin që këta e quajnë liri, unë vrapova për padrejtësinë që e quajnë drejtësi, vrapova për hipokrizinë që ata e quajnë vërtetësi. Unë vrapova që të isha më i shpejtë se ata kafshët që mbrojnë artistët. Unë shkova të merrja mikrofonin në mënyrë paqësore, që të jap një mesazh. Unë kisha idenë në xhep, kisha shkruar ide, nuk arrita dot t’i nxirrja ato idetë dhe i kërkova me mirësjellje Suries “Të lutem, mund të ma japësh mikrofonin?”. Ajo e pa shumë mirë që po vija, dhe ma dha mikrofonin. Ajo donte të ma jepte mikrofonin, por mediat angleze e kanë ekzagjeruar, sepse janë të njëjtat mediat që më kanë shtypur zërin dhe idetë.

-Dhe çfarë ndodhi më pas?

Më pas, ato nuk kishin fare të drejtë të më godisnin, por u godita.

Ai drejtori i skenës së Eurovisionit, një kafshë e vërtetë nuk erdhi të më merrte mua nga dora, por erdhi direkt me mundje, si derr duke më shtyrë. Unë nuk shkova aty për t’i gjuajtur njeriu me grusht, ose për të bërë si kafshë, unë shkova si njeri me ide për të dhënë një mesazh.

-Veprimi juaj bëri shumë zhurmë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ky ishte qëllimi juaj?

Unë e prisja që të bëja kaq zhurmë. Po, ky ishte qëllimi, por nuk e prisja që derrat në prapaskenë të më gjuanin. Unë isha poshtë, më kishin lidhur duart...

-Doctor AC na tregoni pak më shumë për veten. Kur jeni larguar nga Shqipëria? Çfarë pëlqeni?

Kur shkova në Britani, kam qenë në një moshë të vogël, vite më parë. Unë kam dashur idetë, poezitë, kam dashur kreativitetin. Dhe unë erdha në Britaninë e Madhe, me 100 libra që kisha në bagazh dhe këto i bëra 500 libra. Unë shkova me ide, për një botë më të mirë, unë nuk shkova në Britaninë e Madhe që të shoh si më shtypen idetë...

- Në qoftë se nuk e gjeni veten në Britani, pse vazhdoni të qëndroni aty? E keni menduar rikthimin në Shqipëri?

E kam menduar rikthimin në Shqipëri, por jeta është luftë që unë vazhdoj të luftoj, të krijoj. Kam një libër të fundit që quhet “Punët e mafias të shtetit anglez”. Po mbaroj libra, po krijoj, po punoj.. do me thënë unë jam bërë pjesë e Anglisë, pak a shumë dhe të vij në Shqipëri domethënë t’ia nis nga fillimi.

-Ndodh kjo se jeni shqiptar?

Do thoja më shumë se ata të shtypin se kundërshton ide, kur e bën këtë atyre nuk u pëlqen. Ata e kontrollojnë botën duke u treguar në sytë e botës si njerëzit më të mirë, më të ndershëm sepse ata po të tregonin që janë njerëzit më të korruptuar, nuk është ai interesi politik i tyre..

Faleminderit që gjetët kohë për Report Tv.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pipo: 19/05/2019 15:02

    Shume i paqarte ky tipi, s'e morem vesh si po shtypet kreativiteti, si ka plasur korrupsioni dhe si zoteria synon ta luftoje. Mbase qellimin e ka te mire, mbase ka te drejte, ose mbase duhet te gjeje ide te tjera antikonformizmi ose... ndoshta tjeter profesion per vete. Arti dhe politika kudo eshte me berryla.

    Përgjigju
  • sapa: 18/05/2018 14:27

    Pasi rregulluan vendin e tyre te dhjere shqiptaret tani duan te rregullojne boten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj