Ngjarja shokuese në Pogradec, foshnja nuk qau kur lindi, mjekët e shpallën të vdekur dhe e futën në kuti, por prindërit e dëgjuan duke qarë! Ndërron jetë pas disa ditësh në Tiranë

Ngjarja shokuese në Pogradec, foshnja nuk qau kur lindi, mjekët e shpallën të vdekur dhe e futën në kuti, por prindërit e dëgjuan duke qarë! Ndërron jetë pas disa ditësh në Tiranë

Foto ilustruese

Një ngjarje shokuese është regjistruar në maternitetin e Pogradecit, ku mjekët shpallën të vdekur një foshnje, edhe pse ishte akoma gjallë. Ngjarja u regjistrua më 24 korrik, ku gruaja me inicialet D. Y., solli në jetë parakohe, në javën e 24 foshnjën e saj në maternitetin e Pogradecit, ndërsa në kartelë mjekët e shkruan si abort dhe jo lindje.

Foshnja u shpall e vdekur pas lindjes nga stafi mjekësor, kjo për shkak se nuk qau, ndërsa sipas familjarëve, ata e vendosën fëmijën në një kuti.

Por ka qenë i ati i foshnjës ai që pas pak orësh, pasi ka hyrë në dhomën ku po qëndronte foshnja, ka dëgjuar të qarta e saj. Foshnja u dërgua menjëherë në maternitetin në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë më 31 korrik.

Ditën e sotme kanë filluar hetimet në gjendje të lirë për neglizhencë në mjekim Genta Shytën, mjeke në Maternitetin e Pogradecit.

E gjithë ngjarja u tregua nga babai i foshnjës në komisariat, i cili ka deklaruar në Polici se foshnja u gjet në një kuti.

Policia sekuestroi kartelën mjekësore, ndërsa mjekja Genta Shyta ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një "mrekulli", ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 02/08/2021 16:46

    Me siguri qe mjekja ka bere gabim ose neglizhence, por mbi te gjitha eshte resultat i arrogances se tere sistemit, diploma te leshuara kundrejt pageses, personel i angazhuar per arsye qe nuk kane lidhje me aftesite profesionale, asnje kerkese llogarie gjate kohes qe ushtron profesionin, dhe pastaj fatekeqesisht te shkon mendja se nuk i eshte paguar rryshveti mjekut dhe mund ta kete bere qellimisht. Fatekeqesi e madhe per nenen e shkrete, ngushellime.

    Përgjigju
  • edi: 02/08/2021 16:45

    tmerr, tmerr, mjeke plehra, funderrina, te papergjegjshem, nuk kam fjale per kete kategori, ore jam 44 vjec dhe nuk njoh asnje po asnje asnje mjek human jane te gjithe pazarxhinj we meritojne burgun kir ndodhin te tilla gjera. nuk ka asnje mjek ne shqiperi ae nuk e sheh pacientin si burim fitimi monetar. asnje nuk ka edhe pse thone qe nuk jane te gjithe njesoj. JU them qe jane te gjithe pa perjashtum njesoj, matrapaze.

    Përgjigju
    • www.youbgtribune.com: 02/08/2021 21:18

      Ja dhonte Zoti aty ku i djeg me shume atyre maskarenj e pazaexhinj atyre palo doktorave

  • Arbëri: 02/08/2021 16:22

    Amatera analfabet , këta ”mjek” Jan kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)