Kur kanë kaluar 6 muaj nga grabitja spektakolare e 1 milionë euro në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, transportimi i parave të bankave private në këtë aeroport kryhet sërish në kushte të dobëta sigurie. 
 
Siç duket edhe në këto foto, thasët me para në aeroport ngarkohen në avion nga shoferi i autoblindit dhe dy punonjës të kompanisë private 'security'.
 
Kujtojmë që të njëjtat masa dështuan mesditën e 30 qershorit, 6 muaj më parë, kur maskat grabitën shumën e konsiderueshme në pistën e aeroportit "Nënë Tereza".
 
Paratë e një banke të nivelit të dytë po transportoheshin jashtë vendit.
 
Kritikat shkuan në adresë të kompanisë që menaxhon Rinasin për mungesën e sigurisë në aeroport, ndërsa u konstatua se mungonin kamerat e sigurisë përgjatë aeroportit, ndërsa rrethimi i tij thyhej lehtësisht në disa pika.
 
Edhe pas kësaj grabitje spektakolare, kushtet e sigurisë në aeroportin duket se nuk kanë ndryshuar.   

[gallery]20129[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com