FOTO/Bora, ja çfarë ndodhi sot
me kafshët e Kopshtit Zoologjik

FOTO/Bora, ja çfarë ndodhi sot<br />me kafshët e Kopshtit Zoologjik
Bora që ra mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka krijuar një moment të veçantë, jo vetëm për qytetarët, por edhe për kafshët dhe shpendët e Kopshtit Zoologjik.

Për shumë prej tyre, të ardhura muajt e fundit, ashtu si edhe për shumë të rinjë, ajo ishte një fenomen që ndodhte për herë të parë.

Por pavarësisht se të pamësuara me një klimë të tillë të ftohtë, bora që shtroi edhe në kopshtin zoologjik ka ofruar pamje spektakolare si për kafshët, ashtu edhe për vizitorët e shumtë që edhe në këto ditë të ftohta nuk kanë nguruar të vizitojnë këto ambiente.

Lidhur me këtë ka komentuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar edhe disa foto nga dita e sotme në kopsht.

 “Jo vetëm fëmijët por dhe mjellmat, drerët e lamat e lindur në Kopshtin Zoologjik kohët e fundit e shohin për herë të parë borën”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social facebook.

[gallery]20556[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri!

Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri!