46-vjeçari shqiptar i ekzekutuar dy ditë më parë në qytetin e Viselhovedes të Gjermanisë, në sy të vajzës së tij, është një ish punonjës i policisë.
Kujtim Prenga, ish-polic, ndodhej prej disa muajsh në Gjermani i strehuar në një kamp azilantësh bashkë me familjen e tij.
Ai u qëllua me 5 plumba nga dy persona të cilët iu afruan me një motor, në momentin kur ish punonjësi i policisë ishte duke marrë vajzën e tij nga shkolla. Ajo kaloi në gjendje shoku pasi ka parë të gjithë skenën e frikshme të krimit.
Shqiptarja.com ka siguruar foton e Prengës kur mbante ende uniformën e Oficerit të Policisë Ushtarake.

(Ish-polici i vrarë në Gjermani, Kujtim Prenga)
Historia e vrasjes së tij në sy të vajzës së mitur, tronditi jo pak opinionin vendas në Gjermani, ndërsa në Shqipëri kanë nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarje dhe dyshimi kryesor është gjakmarrja.
Kjo pasi, në 2011-ën, Prenga ka qëlluar me armë zjarri në një klub nate Armando Frrokun, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri, ndërsa Prenga punonte si bodyguard i klubit.
Ish-polici është dënuar nga Gjykata me 8 vite burg, por është liruar vitin e kaluar, pasi ka shlyer 5 vite nga dënimi.
Pas daljes nga burgu, Prenga, bashkë me familjen e tij ka emigruar në drejtim të Gjermanisë, ku ka paraqitur kërkesën për azil politik.
Ai ishte në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjermane për marrjen e azilit ose kthimin në Shqipëri.
Vrasja e Armando Frrokut në 2011-ën nga Kujtim Prenga
31 dhjetor 2011- Një i ri u vra mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:, në një lokal nate në zonën e Kamzës. Viktima është shtetasi Armando Frroku, i cili u qëllua me armë zjarri.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të castit mes disa të rinjsh. Forcat e policisë së rrethit të Tiranës shkuan menjëherë në vendngjarje, ku arrestuan shtetasin Kujtim Prenga.
Bëhet e ditur se Prenga është punonjës i policisë ushtarake. Policia njofton gjithashtu se vrasja është kryer me armë të tipit pistoletë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com