Temperaturat e acarta që kanë goditur vendin tonë ditët e fundit, si pasojë e të ftohtit arktik që ka prekur Ballkanin dhe Europën, kanë sjellë jo pak probleme në zonat e prekura, duke paralizuar jetën normale.

Edhe Tirana po bashkëjeton tashmë me temperatura ekstreme të cilat kanë zbritur deri në minus 9 gradë celsius. 

Disa rrugë të kryeqytetit mbartin rrezikshmëri për shkak të prezencës së akullit, por masat e marra në kohë nga Bashkia ka bërë të mos raportohet për probleme apo të lënduar. 

Dëshmi për të ftohtin ekstrem në Tiranë është edhe kjo video e cila tregon se si ka ngrirë shatërvani para Parlamentit.

ngrica