Fotoja e rreme e Xhisiela Malokut, si u bënë “lëmsh” nga Fake News mediat pranë PD

Fotoja e rreme e Xhisiela Malokut, si u bënë “lëmsh” nga Fake News mediat pranë PD

Jia Jade Edwarts, vajza nga Wellsi që u ngatërrua nga mediet pranë PD, dhe u publikua si Xhisiela Maloku

Një foto bën sërish “lëmsh” portalet dhe mediet afër Partisë Demokratike. Iniciuar që nga dje, ku mediet e PD-së, publikuan një video ku një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu akuzoi deputetët e PS-së, Taulant Balla e Rrahman Rraja se kishin e kishin kërcënuar për të mos arrestuar djalin e Rrajës, të tjera ndodhi interesante vazhdojnë.

Pasditen e sotme, një foto e shpërndarë në Facebook nga Juxhin Çela, një ish-aktivist i PS, ku shfaqej një vajzë e dhunuar barbarisht, u shpërnda në mediet e PD sikur ishte Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi se ishte e dhunuar nga Rexhep Rraja në Fushë-Krujë.

Fotoja e shpërndarë në Facebook dhe mediet e PD

Por, në një verifikim elementar të “Shqiptarja.com” rezulton se fotoja e shpërndarë në media nuk është as Xhisiela Maloku, dhe ngjarja nuk ka ndodhur fare në Shqipëri.

Fotoja reale është publikuar në media në vitin 2015, dhe bëhet fjalë për një tjetër viktimë dhune, Tia Jade Edëards.

Fotoja origjinale e Tia Jade Edwarts, raporton Daily Mail më 2015

Tia Jade siç shkruan Daily Mail, është dhunuar asokohe në Wells nga dy gra më të mëdha se ajo në moshë dhe përfundoi në spital ku u trajtua për shumë kohë.

Foto origjinale e Tia Jade Edwarts, raporton Daily Mail më 2015

Siç duket rastet e Fake News-eve në mediat shqiptare vazhdojnë të jenë flagrante dhe cënojnë besueshmërinë e medieve në vendin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/10/2018 13:43

    Me te pafytyre e te paturp se PD-LSI nuk mund te gjesh,njerez qe vetem shajne e shpifin,njerez qe pergjojne pas dyrve te shtepise,njerez qe pergojojne gjithe kush i del perpara,te paskrupullt e te pafytyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit