FOTOLAJM/Gafa e Ministrisë së
Drejtësisë, harron flamurin italian

FOTOLAJM/Gafa e Ministrisë së <br />Drejtësisë, harron flamurin italian
TIRANE - Në një konferencë të përbashkët ditën e sotme, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe homologia e tij italiane Paola Severino njoftuan ngritjen e një Task Force të përbashkët që do të përgatisë kthimin e të dënuarve shqiptarë që gjenden në burgjet italiane.

Në daljen e përbashkët përpara mediave ra në sy gafa e protokollit të Ministrisë së Drejtësisë që kishte harruar të vinte flamurin Italian përkrah atij shqiptar, siç ndodh zakonisht në raste vizitash, apo konferenca të përbashkëta shtypi.

Vetëm dy muaj më parë, një tjetër rast i ngjashëm u shënua në shtetin helen, gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti. Në konferencën e përbashkët me homologun e tij grek, Avramopulos flamuri shqiptar kuq e zi ishte me shqiponjën kokëposhtë.

Konference, mungon flamuri italian me logo
(Foto nga konferenca e sotme e përbashkët Halimi-Severino)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë