Franca i jep titullin 'Oficer i Madh i Legjionit te Nderit', Ismail Kadaresë

TIRANE- Viti i ri 2020 fillon me një lajm të mirë nga Kultura.  

Shkrimtari i madh shqiptar është nderuar në Francë me titullin Oficer i Madh i Legjionit te Nderit.

Me këtë vlerësim të fundit,  pasi është nderuar edhe në vitin 2017 me titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit të Nderit”, Ismail Kadareja renditet në mesin e 250 personaliteteve të shquara botërore  të vlerësuar deri më sot nga shteti francez.

Shkrimtari shqiptar është shpallur Oficer i Madh i Nderit (Grand Officier de la Legion d’Honneur”) më 31 dhjetor me një dekret te posaçëm të Presidentit të Frances, Emmanuel Macron.

Shreti francez ka qenë i pari promovues i shkrimtarit shqiptar në arenën ndërkombëtare, me pikënisje që në vitin në 1970, kur Kadare botoi në frëngjisht romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Ndërsa sot shkrimtari e ndan jetën e tij midis Francës dhe Shqipërisë është vlerësuar me pothuajse të gjitha çmimet prestigjioze botërore, me përjashtim të Nobelit, në të cilën kandidon krahas emrave të mëdhenj të letërsisë botërore prej 40 vjetësh. Në vitin 1992, vetëm një vit pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Kadare u nderua me çmimin botëror Cino del Duca.

Në 2005-n, ai u bë fituesi i çmimit të parë ndërkombëtar Man Booker Price.

Në vitin 2009, Kadare fitoi çmimin Princi Asturias, një nga çmimet më prestigjioze letrare ndërkombëtare.

Vite më pas kanë vijuar të tjera nderime dhe çmime ndërkombëtare për shkrimtarin shqiptar, ku vetëm gjatë 2019-s. Ismail Kadare është nderuar me ë dy çmime prestigjioze, çmimin Pak Kyongni 2019 në Korenë e Jugut dhe Nobelin Amerikan.

Ismail Kadare është një emër që përcjell vizionin dhe karakterin kombëtar në veprat e tij, kudo në botë.

Temat kryesore të saj janë historia e Ballkanit dhe e Shqipërisë dhe denoncimi i totalitarizmit përmes metaforave shprehëse dhe legjendave të lashta.

“Me shqetësimin e një vëzhguesi shkencor dhe një etnografi, ai tërheq vëmendjen me imazhin romantik që ka krijuar për shqiptarët dhe vendin e tij Shqipërinë”, shkruan kritika franceze për të. Në veprat e Kadaresë ka një rishikim të etapave të mëdha historike, ku kritikët francezë e vlerësojnë për stilin e tij tërheqës,  frymëzimin nga temat e klasikëve të mëdhenj të historisë letrare si Homeri, Eskili, Dante Alighieri, Shakespeare, etj

Në Francë, Ismail Kadare që  nga viti 1996, ka qenë anëtar i asociuar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike, ku zëvendësoi filozofin e famshëm Karl Popper. Më pas, ai është nderuar nga Franca hap pas hapi me të gjithë titujt e nderit deri sa arriti në majë në këtë prag të ndërtimit të viteve, duke u nderuar me titullin më të lartë Oficer i Madh i Nderit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 01/01/2020 12:41

    Ismail Kadare eshte i hershem per lexuesit e Shqiperise, Francezet kane kulture te lashte letrare, i nderojne shkrimtaret sipas vlerave te arritura. Eshte Ndere i madh per Kombin Shqiptare qe ne gjrin e vet ka nje shkrimtare te kalibrit aq te larte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?