Gafa e e rëndë e Federatës Franceze të Futbollit e cila ngatërroi mbrëmjen e djeshme himnin tonë me atë të Andorrës duke i kërkuar më pas ndjesë Armenisë është komentuar gjerë e gjatë edhe në rrjet.

Disa faqe memesh e kanë  ironizuar këtë duke sjellë në vëmendje liderin demokrat Lulzim Basha i cili në fund të disa protestave që PD ka organizuar ka kënduar vetë himnin kombëtar, ndonëse duke stonuar.