Frederik Stamati:Asnjë gjurmë për
flamurin e shpalljes së Pavarësisë

Frederik Stamati:Asnjë gjurmë për<br />flamurin e shpalljes së Pavarësisë<br>
Reliket e ditës së Shpalljes së Pavarësisë janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Restauratori Frederik Stamati pasi rrëfen për Report TV historinë e penës që nënshkroi Shpalljes e Pavarësisë, deklaron se flamuri origjinal që u ngrit më 28 nëntor 1912 nuk është gjetur kurrë.

Pena, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë është ekspozuar në Muzeun Historik.

Kjo penë e vendosur në ekspozitën që u çel me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka një histori të veçantë

Në vitin 1923 Carl Pasch (arkeolog austriak) kërkoi që të sigurohej pena dhe shishja e bojës, me të cilën është nënshkruar Pavarësia. Dhe brenda një jave u gjend, që pena dhe shishja e bojës ndodheshin në duart e Shefqet Daiut në Elbasan, i cili ka qenë në atë kohë në Shpalljen e Pavarësisë.

Dhe shkresën e sigurimit e firmosi Ahmet Zogu, si Ministër i Brendshëm që ishte në atë kohë. Pastaj këto objekte kaluan në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë. Më pas, kur erdhi puna që duhet të ishin në Muzeun Historik Kombëtar, në vitin 1981 u vendos që pena të mbahej me këtë muze, kurse shishja e bojës u mbajt në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë”
, u shpreh Stamati.

Frederik Stamati është restaurator i dhjetëra flamujve origjinalë që janë ngritur në treva të ndryshme shqiptare në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, por flamuri i ngritur në Vlorë më 28 nëntor të 1912-s mungon.

Nuk ka një fotografi të 28-nëntorit 1912 që na tregon Ismail Qemalin dhe delegatët e tjerë që kanë qenë në ballkon, kur është ngritur flamuri. Është kërkuar shumë, por deri tani nuk është gjendur”, deklaron Stamati.

Për 105-vjetorin e pavarësisë janë ekspozuar për herë të parë edhe telegramet e përfaqësive të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, prej nga dolën delegatët e Kuvendit të Vlorës në 1912. Edhe Ahmet Zogu asokohe17- vjeçar, ishte përzgjedhur për të qenë delegat.

Ne kemi këtu delegatë që dolën mbas mbledhjes së përfaqësive. Dhe kemi një telegram të Zogut që ia dërgon Ismail Qemalit, ku i thotë se zona e Matit më ka zgjedhur mua si përfaqësues në Kuvendin e Vlorës”, thotë koleksionisti Shpëtim Sala.

Në këtë ekspozitë, që do të qëndrojë e çelur deri më 4 dhjetor në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar, publiku do të gjejë:

Aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914;
objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe të firmëtarëve, por edhe dokumente që kanë lënë gjurmë për ditën më të rëndësishme historike të kombit tonë.
 

[gallery]24921[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë