Frika nga 'Izeti' dhe lufta e klasave në PD

Frika nga 'Izeti' dhe lufta e klasave në PD

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës

Në selinë “blu” të Partisë Demokratike, prej 2-3 javësh është prishur qetësia e dikurshme, është krijuar një gjendje tensioni, amullie, përçatjesh, dhe lloj-lloj situatash të tjera. Përballë dhe pas saj, qëndrojnë “si një trup i vetëm” leninistët e asaj partie, të vjetrit dhe të rinjtë që kopjojnë të vjetrit, qëndrojnë përkujtuesit e përhershëm të luftës klasore, ata që kanë vuajtur dhe ata që kanë bërë të tjerët të vuajnë, qëndrojnë milionerët e vjetër dhe ata që ëndërrojnë të bëhen milionerë, qëndrojnë dosjexhinjtë dhe ish-spiunët.

Kudo në korridore dhe zyra, lëvizin ata që Lulzimi u ka besuar partinë, vijën e saj, kryesinë e saj, kuvendin e saj, janë ata që kryetari i ka kapur “kokën” me derë dhe po i përdor në salla dhe foltore. Frika nga “Izeti” në PD e Lulzimit po gërshetohet shëmtuar me nisjen e propogandës leniniste të luftës klasore, nga ata gjoja kanë “vuajtur” nga diktatura dhe që e mbajnë akoma gjallë si teori drejtimi. Nga ata që në emër të “vuajtjeve” nga diktatura, çfarë nuk bënë përgjatë qeverisjes së PD nga 1992 deri 1997, por edhe nga 2005 deri 2013. Nga ata që nuk lanë tender dhe pronë të ish-pronarëve legjitimë pa grabitur dhe tjetërsuar, në mal, fushë, bregdet, lumenj dhe liqene, nga ata që nuk lanë pronar firmash ndërtimi pa mashtruar dhe pa u marrë atyre perqindjen, nga ata që sot u kujtojnë çdo ministri apo politikani familjarët, duke harruar zullumet e veta.

Frika nga “Izeti” u ka futur 3- fazorshin gjithë kastës së kompromentuar të PD sotme, duke u mbrojtur me “deklarata denoncuese” apo duke shpikur dhe gërrmuar brez pas brezi, deri tek kushërinjtë e shtatë, lidhjet e ndonjë qeveritari, dhe duke harruar misionin e tyre, opozitën reale. Edhe seanca e fundit në Parlament, tregoi se PD ka mbetur peng i mentaliteti leninist, duke marrë në mbrojtje prokurorë të përfolur apo gjyqtarë të akuzuar dhe të lidhur me afera korruptive. Lufta e klasave ka qenë dhe mbetet platforma politike dhe propaganda më e ethshme e kësaj PD, pavarsisht se jemi në 2018, dhe se kryetari saj Lulzim Basha pretendon dhe nuk harron të deklarojë se “do ta bëj europiane partinë sipas modelit gjerman apo anglez”.

Si mund të besosh europianizimin e PD së Lulzim Bashës, tek dëgjon ish-ministrat e qeverisjes tij të dalin dhe lexojnë deklarata naive, dhe pa asnjë logjikë politike, duke gërrmuar në fisin dhe farefisin e ministrave dhe politikanëve të mazhorancës, duke harruar farefisin e tyre dhe misionin e opozitarit ? Si mund të besosh reformimin e një partie “demokratike” kur ajo nuk ka kryer asnjëherë në gjithë historinë e saj 30 vjeçare, vetëpastrimin (catharsis) nga ish-sigurimsat, ish-komunistët, ish-pushtetarët e djeshëm, të cilët janë flamurtarët e sotëm të luftës së klasave, me tipare leniniste? Jo kjo PD nuk e ka moralin të kërkojë drejtësi, barazi dhe liri, kur brënda saj këto nocione, kanë qenë dhe janë të ndaluara apo të pazbatuara.

Frika nga “Izeti” u kishte humbur kontrollin shumicës së deputetëve të PD edhe në seancën e fundit në Parlament, dhe kjo shihej tek përpjekjet e tyre për të dalë në rreshtin e parë të “protestës” para kamerave, duke tentuar të bindin kryetarin se “ ja na ke besnikë deri në fund”. Por ajo çfarë dihet, çfarë nuk befason i më shqiptarët, dhe çfarë parashikohet për një parti si PD që thotë nga mëngjesi deri në darkë se “është e djathtë”, natyrisht është qëndrimi i saj politik konstant, që lidhet me mungesën e opozitarizmit.

Frika nga “Izeti” dhe ringjallja e luftës së klasave, janë sot si të vetmet teori dhe praktikë të kësaj partie, e cila ka vendosur të mos bëjë opozitën në Parlament, por të krijojë kaos dhe zhurmë me karrige, dhe ta braktisë pastaj atë pas fishkëllimit të “shefit” , të bllokojë ndonjë rrugë apo rrugicë dhe pastaj të lexojë dyshe ndonjë deklaratë për shtyp, që ngjet më tepër me hartimet e dikurshme me temë “Armiku i Klasës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë