Frikë dhe tmerr, Roberto Baggio pas dhunës dhe grabitjes: Shpëtuam mirë

Frikë dhe tmerr, Roberto Baggio pas dhunës dhe grabitjes: Shpëtuam mirë

Roberto Baggio

Ish-ylli i futbollit botëror, Roberto Baggio foli pas tmerrit të përjetuar dhe grabitjes që iu bë mbrëmë në banesën e tij, ku ishte së bashku me familjarët.

Fituesi i Topit të Artë në 1993, po ndiqte takimin Spanjë-Itali me familjarët e tij të enjten në mbrëmje kur 5 persona të armatosur u futën në vilën e tij në Altavilla Vicenza.

Baggio u përlesh me njërin prej tyre në përpjekje për t’u mbrojtur, rezistencë që i kushtoi një goditje të fortë në kokë nga tyta e armës. Më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë.

Teksa kriminelët plaçkitën vilën dhe grabitën ora, bizhuteri, para dhe çdo send me vlerë.

Pasi kuptoi se grabitësit ishin larguar, Baggio theu derën dhe më pas njoftoi policinë e cila mbërriti me urgjencë. Pas kësaj situate, Baggio tha se shpëtuan mirë, duke treguar frikën e madhe.

"Si fillim, unë dhe familja ime dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e madhe që kemi marrë. Faleminderit nga zemra. Në rrethana të tillë mund të ndodhë çdo gjë, por për fat të mirë dhuna që pësova më shkaktoi vetëm disa qepje, por edhe shumë frikë. Frikë që duhet ta kapërcejmë dhe lëmë pas", tha "Bishtaleci" 57-vjeçar, ish ylli i Italisë dhe shumë klubeve të futbollit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Avokatia e shëmtuar e socialistëve për mandatin e Berishës

Mero Baze: Avokatia e shëmtuar e socialistëve për mandatin e Berishës