U dorëhoq, KPK ndërpret Vettingun për vëllain e Lulzim Bashës
Erlind Basha punonte si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë. Ai ka dhënë dorëheqjen një vit vit më parë, ndërsa një ditë më parë, KPK ndërpreu Vettingun për vëllain e kryedemokratit.
Valës së dorëheqjeve nga Vettingu i është bashkuar edhe Erlind Basha, vëllai i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Ai punonte si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë si ndihmës i gjyqtares Mirela Fana edhe kjo e dorëhequr nga sistemi. Erlind Basha ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Lartë në tetor 2016, ndërsa një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu Vettingun për të si dhe për gjyqtaren Fana.
Erlind Basha i bashkohet kështu ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-gjyqtarit të Kushtetueses Besnik Imeraj të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar kështu vlerësimit pasuror. Në ditë më parë, KPK ndërpreu Vettingun edhe për 7 subjekte, të cilët më parë kanë dhënë dorëheqjet në detyrat përkatëse, duke i shpëtuar kështu procesit të Vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë të Gjykatës së Lartë, të cilët nuk do të kalojnë në filtrin e Vettingut, ku mes tyre spikat edhe emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.
Subjektet që i shpëtuan Vettingut
Erlind Basha: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen
Ilir Pashaj: Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen në shkur të vitit të kaluar
O Luli po jepi pak nga boja jote ty lyej edhe ky floket se gjyna qenka pikanjos ky mavriu ! Ptu fare e keqe
PërgjigjuPo keta qekan si familje ha.. krejt.
PërgjigjuLegen mashkull
PërgjigjuPo Luli pse nuk ndihet
PërgjigjuEpo Luli nuk eshte i korruptum si i vellai dhe beson tek drejtesia.
Ca bajga me pak por nuk shpetojn dot ndjekjes penale per fshehje pasurish se nuk i justifikojn dot.
Përgjigjuketa jane hajdute te ndershem!
PërgjigjuKy ka ik ka nja nje vit e ca - ngelen tu numeru te njejtet emra njezet here - jepini me keta te tjeret se kjo eshte histori e vjeter
PërgjigjuEdhe nji me pak!
PërgjigjuE lul e qenkeni kok e kem fundosur ne korrupsion te gjith
PërgjigjuA zagara a zagare o pushta po ndjeni prangat ndaj largoheni.
Përgjigju