Frrok Çupi: Sali Berisha nuk ka më tarracë as për helikopterin

Frrok Çupi: Sali Berisha nuk ka më tarracë as për helikopterin

Sali Berisha

Në qoftë se Sal Berisha nuk denjon kurrë të paraqitet në Gjykatë, vallë çfarë do të ndodhë? …Dikush thotë se mund ta marrin edhe me helikopter nga dritarja e shtëpisë…, njësoj si Allenden. Me presidentin Allende kanë lidhje të ngushtë si Sala edhe Ilir Meta; në fakt më shumë me një betim se sa me kilianin e vërtetë. Ishin betuar se do të ktheheshin në heronj, si Salvador Allende, dhe lidhën fjalë. Ditën që u ngjiz betimi ‘për të vrarë vetën’, nëse CIA do të synonte t’i merrte nga tarraca e pallatit, atë ditë vetë komploti mes Sal Berishs dhe Ilir Metës pësoi shpartallimin më të rëndë. Ka qenë data 19 mars 2019, dy vjet para 19 majit ’21, kur Amerika do t’i jepte goditjen për vdekje Sal Berishës. Këto kanë qenë dy ‘vite të ferrit’ mes këtyre të dyve: Njëri president i Republikës e tjetri ish- President. Si njëri edhe tjetri e kishin marrë vesh se Amerika u kishte gjurmuar çdo krim, çdo hajdutëri, çdo vjedhje e korrupsion, dhe tani nuk kishin ku shkonin.

Gjëja që bënë ishte kjo:

Lidhën besë, njësoj si në Urën e Psherëtimave. Mirëpo në trurin e Ilirit, besa e Saliut rrodhi. Iliri u drejtua për në Pogradec, larg Saliut, me qëllimin e aktit sublim. Mbante mend se diku në fabrikën komuniste të kromit kishin mbetur skelete murore, si hije të Urës në Venecie. Atje mund ta kryente aktin. Para se të mbërrinte te vendi, mendoi se ‘i duhej lëshuar edhe një sinjal Saliut’, a do t’i qëndrojë besnik për vetëvrasje heroike apo jo.

… Ky ishte momenti kur Ilir Meta thërriti që nga Pogradeci, në 19 mars 2019, si në jerm:

-Eeeej, shikoj trazira… Unë do të vras veten si Salvador Allende”…

Ishte president i Republikës.

Që atëherë, ‘besa’ mes të dyve herë u ngrit e herë u ul. Por tani është radha e Sal Berishës që të shkojë drejt aktit sublim. Gjykata i ka trokitur në derë dhe ai është kthyer në një mace të rrethuar: Ose do të varet nëpër tubacionet e ujërave të pallatit e të dalë diku, ose do të shqyejë të zonë…

Por në Gjykatë nuk shkon; Saliu është më frikacak se Iliri.

Tymnaja diletanteske se ‘mund të vijë një helikopter’ që ta nxjerrë nga dritarja e shtëpisë, i është kthyer në realitet Saliut. Pa pushim shikon me sytë e imagjinatës dhe me shpresë se helikopteri do të përpëlisë krahët në dritaren e tij, do të thyhen xhama në mes të natës, dhe ky do të shfaqet si një shpend gjigand mbi rininë që pi birrë e hashash në baret e katit të parë.

Atëherë ai do të jetë i lumtur dhe fitimtar.

Menjëherë në deklaratën e parë për publikun do të thotë se ‘CIA më erdhi me helikopter dhe më mori si Salvador Allenden’.

Sa shumë antiamerikanë nëpër botë e patën ‘fryrë’ grushtin e shtetit në Kili sikur Allenden e mori helikopteri i CIA në tarracë. Do të buçiste bota me lajmin se një ‘të pandehur për vjedhje e mori natën helikopteri i CIA-s’ dhe vetë Saliu do të shkruante letra në kancelaritë e botës, që nga Parisi.

Kështu i del një hap para edhe vetë Ilir Metës.

Po sikur të mos ndodhë kjo? Sepse vërtet ka një pengesë serioze:

As CIA, as ushtria e NATO-s, as policia shqiptare…, nuk i kanë sjelljet e dhunshme, aq më pak të dhunimit të publikut. Këto kafshëri kaluan që në perëndim të pushtetit të Berishës kur vrau mijëra e terrorizoi disa milionë shqiptarë.

Atëherë, do të ketë një zgjidhje tjetër!- mendoi Saliu:

“Do të shkoj të banoj në Gjirin e Lalëzit, se vila ka edhe tarracë për helikopterin. Le të vijnë”.

Gjithnjë Saliu është në jerm, që ditën kur mori goditjet e mëdha, ende jo të fundit. Ai mendon se e ka të tijën prapë Vilën e Lalëzit. Por nuk ka as tarracë.

Atëherë kurrë nuk do të paraqitet në gjykatë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille