Fruthi, Brataj: E nevojshme vaksina, përhapet shumë shpejt! Virozat dhe gripi? Drejtohuni te mjeku i familjes

Virozat dhe gripi kanë prekur në masë qytetarët, e sidomos fëmijët. Skëndër Brataj, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore thotë në Report Tv se presin në ditë rreth 1600 telefonata, që sipas tij është një numër në rritje dhe kjo për shkak të gripit dhe virozave që po qarkullojnë.

“Thirrjet nuk mbarojnë te urgjenca, nuk është vetëm gripi, por gjithë patologjinë. Janë rreth 1500-1600 thirrje, 200-300 më shumë se e zakonshme, që lidhet me gjendjen gripale. Një rritje e vogël edhe e vizitave në banesë apo vizitat e mjekëve në qendrat shëndetësore”, tha Brataj.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Brataj shpjegon se rastet me grip dhe viroza sugjerohet që të trajtohen në shtëpi, kjo për shkak se mund të sjellin një mbipopullim në urgjenca, apo edhe raste ku pacientët mund të preken nga infeksione të tjera. Në rast të simptomave, ai thekson se qytetarët duhet t’i drejtohen mjekut të familjes.

“Dërgimi në spital ka dy gjëra, mbipopullimin e urgjencave dhe po shkove me një virus, do marrësh një tjetër. Duke parë që përhapja e infeksionit të këtyre sëmundjeve është nëpërmjet spërkave e mira është të evitohen grumbullimet”, vijon Brataj.

Ai bën thirrje që qytetarët të vaksinohen për gripin.

“Vaksinimi i gripit është një nga pikat kyçe. Zakonisht vaksina bëhet me mutacionin e një viti më parë. Është virusi i gjallë i dobësuar me qëllim që të shkaktojë imunitet. Është një nga armët kryesore, sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese. Vaksina ka të bëjë shumë me parandalimin”, tha Brataj.

Brataj u ndal edhe tek fruthi, ku 11 raste janë konfirmuar në vendin tonë. Sërish ai apelon për vaksinim.

“Pse shfaqet fruthi? Se janë të pavaksinuar. 6 prej tyre ishin transmetim familjar. Do të thotë që nuk janë vaksinuar. E keqja më e madhe është kjo që thuhet se nga vaksina shkaktohet autizëm. Nuk është e vërtetë, nuk është vërtetuar. Ka një ligj, duhet vaksinuar. Nga ata 11 fëmijë asnjë nuk është në spital. Fruthi përhapet shumë më shpejt, nuk shfaqet menjëherë, kalojnë 3-5 ditë, më pas shfaqen shenjat e dukshme dhe temperatura e lartë. Ti në 3 ditë ke shkuar kudo dhe ke infektuar shumë njerëz pa e ditur. Te njerëzit që janë të vaksinuar, imuniteti është thuajse i përhershëm”, thekson Brataj.

SI.E./S.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë