Banorët e fshatit Mallunxë në Mat kanë 27 vite pa ujë të pijshëm. Banorët e këtij fshati ankohen se pas vitit 1990 ata nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm, për pasojë ata janë detyruar që të hapin puse dhe të vendosin pompa për furnizimin me ujë.
Ndërkohë që ujin që ata konsumojnë nuk ka asnjë lloj kontrolli nga askush. Banorët gjithashtu shprehen se përveç ujit të pijshëm ata nuk kanë as ujë për vaditjen e tokave, gjë e cila është burim jetese për ata. Por hallet e banorëve të fshatit Mallunxë nuk kanë të sosur, ata si shqetësim shumë të madh kanë edhe mungesën e vendit të varreve.
Banorët thonë se janë ankuar në Bashkinë Mat, por deri tani përveç premtimeve nuk kanë marrë asgjë tjetër. Sipas tyre kjo situatë është e pazgjidhshme, ata thonë se do të bojkotojnë çdo kërkesë nga ana e partive për pjesëmarrje në votime.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com