Luiggi Di Biaggio është një emër i pashmangshëm për ekipet kombëtare të Shqipërisë pavarësisht se pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit e mohoi si pasuesin e Edy Reja-s. Mohime të tilla është e vështirë të gjesh në faqen e federatës, por nga Italia raportojnë se situata është krejt të kundërta.
Gazetari ekspert i merkatos, Nicola Schira, ka shkruar këtë të martë se FSHF ka vendosur të mos rinovojë në dhjetor kontratën me Edy Reja-n dhe se është në negociata me Luiggi di Biaggio-n si pasuesi i tij.
Gjithsesi e vërteta duket të jetë në mes. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se ish-trajneri i Italisë U-21 për shtatë vite mund të marrë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Kohët e fundit italiani është takuar disa herë me Dukën dhe marrëdhëniet e mira mes palëve mund të konkretizohen me një bashkëpunim.
Emërimi i Di Biaggio-s në postin e drejtorit të ekipeve kombëtare nuk përjashton mundësinë se Edy Reja do largohet nga posti i trajnerit. Më shumë mundësi aventura 4-vjeçare është mbyllur në ndeshjen me Islandën dhe në fund të nëntorit nuk do ketë rinovim. Jo më kot FSHF shkruante se fillimisht do mendojë për shortin e kualifikuesve të Europianit që hidhet të dielën, ndërsa gjasat janë të mëdha që këtë herë trajneri i ri i kombëtares të jetë shqiptar.
-
Tranjerat Italiane , Jane te afte por Jo te gjithe , megjithate edhe ne kemi tranjere te afte.Me pelqen Hasi.
Përgjigju -
Mjaft me tranjer nga Italia,fakti që prej 15 vjetësh nuk fitojnë asgjë në planin ndërkombëtar (përveç Europianit me Anglinë me penallti)zgjedhja më e mirë do ishte nga Spanja, Franca, Hollanda
Përgjigju -
Po ku i gjejn kta vk trajner. Gigi eshte me keq se gjyshi Reja. Ka ngel pa pune prej dy vitesh se nuk e do njeri. Me Duken, vetem kshu pabuksash do morim. Veni i cun shqiperie apo sjua ma tajarja.
Përgjigju










Komente
Komento