Fshihej për t’i shpëtuar hakmarrjes së bandave, si u arrestua në Durrës kreu i grupit kriminal italian
Pamje nga operacioni në Durrës
Një 40-vjeçar italian, që konsiderohet si një ndër personat kryesorë të trafikut të drogës në zonën e Barit, është arrestuar në një apartament në Durrës. Giovanni Di Cosimo, i cilësuar si koka e një grupi kriminal në Bari, kishte gjetur strehim prej disa muaj në Durrës, pasi i fshihej policisë italiane por njëherësh i druhej një hakmarje të mundshme nga kundërshtarët e tij në Bari. Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda Giovanni Di Cosimo, ishte i përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në rrëmbime dhe zhdukjen e personave.
Fshehja në Shqipëri
Për t’i shpëtuar hakmarjes dhe prangave të policisë Italiane, Giovanni Di Cosimo, ishte zhvendosur në qytetin e Durrësit, ku prej mëse pesë muaj qëndronte në një apartament në katin e 10 të një pallati në Durrës. Identifikimi dhe lokalizimi i tij është kryer në bashkëpunim me policinë Italiane dhe Prokurorët e Krimeve të Rënda.
Nga ana tjetër policia Bareze në Itali vijonte hetimet paralele, për anëtarët e grupit që drejtohej nga Giovanni Di Cosimo, hetime këto që janë finalizuar me sukses ditën e djeshme, ku në Bari janë arrestuar 14 persona, ndërsa dje në Durrës është vënë në pranga, Giovanni Di Cosimo, kreu i këtij grupi kriminal. Hetimet në shqipëri janë kryer nga dy prokurorët e krimeve të rënda Anton Martini dhe Vladimir Mara.
Arrestimi në Durrës
Gjatë paradites së djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSh, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi italiani Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali. Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.1%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ EMRAT e 15 kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Mes tyre Ilir Proda e Nallbati, u pyetën nga SPAK për dekonspirimin e operacionit për kapjen e Çopajve
19 Shtator, 15:31
-
Durrës/ Qëlloi me armë gjahu ndaj kushërinjve dhe komshiut, 2 të lënduar lehtë! Arrestohet 50 vjeçari (EMRI)
19 Shtator, 15:30
-
Shteti mbledh 10 milion euro nga taksa e karburantit! Në 8 muaj u furnizuan 450 jahte, 13 kroçera në portin e Durrësit
19 Shtator, 15:19
-
VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana
19 Shtator, 09:38
-
Mbushen kartat e policëve për 9 muaj me lekët e ushqimit! Ulje çmimesh nga 5 deri në 10%, por s'i tërheqin dot në ATM
18 Shtator, 20:39
-
Kërcënoi Armand Dukën që t’ia bënte djalin pjesë të kombëtares, lirohet nga qelia Presidenti KF Iliria
18 Shtator, 20:30
-
Durrës/ Aksident i rëndë, 64 vjeçari rrëzohet nga motori dhe humb jetën në lagjen 13 (EMRI)
18 Shtator, 19:17
-
Rusët e ukrainasit ‘përmbysin’ tregun imobilar në Durrës, 2 mijë euro metri/katror te ‘Vollga’! Vendasit drejt periferisë
18 Shtator, 12:41
-
Gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, deri tani 8 kandidatë! Kush janë pretendentët, karriera dhe detyrat! JA EMRAT
18 Shtator, 11:20
-
Reklamat në rrjete sociale për lojërat ku fitohet para, Policia: Kujdes me aplikacionin ‘Plinko’
17 Shtator, 15:03
-
Durrës/ Të dehur dhe pa patentë, Rrugorja arreston 12 shoferë në një javë! 8 të proceduar dhe 554 gjoba (VIDEO)
17 Shtator, 13:46
-
'Do t'ju mbyllim Facebook' mesazhe mashtruese në celularë si ato të kompanisë Meta, policia apel qytetarëve: Mos kryeni asnjë veprim
16 Shtator, 19:58