Ftesa e Rithemelimit për Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

TIRANE-  ‘Pazar për të ulur Berishën në tryezë me Ramën!’ Kështu e quajti nënkryetari i PD-së Roland Bejko marrëveshjen mes PS dhe Rithemelimit pasuar me dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi dialogu për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. të cilat pritet të miratohen nesër në Kuvend.

Në një intervistë për gazetarën Arbër Hitaj sot në emisionin “Studio live’ në Report Tv Bejko thotë se do të jetë kryesia e PD-së që mund të mblidhen, po nesër, që do të vendosin nëse duhet pranuar ftesa apo jo.  

“Këto janë qëndrime politike. Do të mblidhet kryesia e grupi parlamentar e do të vendosin çfarë qëndrimi do të mbajmë por fakti që u munduan të nxjerrin jashtë loje komisionin bipartisan tregon se janë në një Pazar. Ata kërkojnë të bëjnë një reformë kaq të rëndësishme duke i nisur nga interesat e tyre personale. Kryetarët e partive nuk duan të heqin dorë nga pushteti që kanë tek bërja e listës së deputetëve. Lul Basha ka thënë unë heq dorë nga ky pazar i 2008 i Ramës e Berishës. Kërkon votim elektronik dhe votën e diasporës” argumenton Bejko.

Por a duhet ta pranojë Basha ftesën e Bardhit për t’u bashkuar?

Personalisht është i qartë

"Them jo! Fakti që ne e akuzojmë për pazar. Nëse do të ishin vërtet të interesuar për reformë zgjedhore do të kërkonin shtyrje të afatit të komisionit bipartisan ku u jepej mundësi të përfaqësoheshin të gjithë partitë. Këta duan ta bëjnë me 2 – 3 deputetë. Këta thonë të bëjmë një komision për të negociuar të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, ndoshta deri në ndryshime kushtetuese po të lipste

 Akuzon Bardhin se nuk mbajti fjalën e dhënë amerikanëve.

"Gaz Bardhi braktisi fjalën e dhënë tek amerikanët, prishi gjithë skemën dhe bëri Sali Berishën nga faktor jopolitik në faktor politik. Uli Sali Berishën në tryezë me Ramën. Sali Berisha këtë donte. Për 3 vite ka bërë  luftë. Nuk duron dot ai që të çojë Bashën. Ai thotë sa të jem gjallë në politikë do jem unë pjesë e tryezës. Se ka fuqinë ekonomike në dorë, oligarkët, krimin e organizuar. Tek e fundit prandaj u shpall non grata” thote Bejko

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Bejko zbulon kërkesën e radhës së Rithemelimit drejtuar Ramës

1710956140_bejko.jpg

Nënkryetari i PD-së Roland Bejko në një intervistë për Report Tv është kundër pranimit të ftesës së Bardhit. 

Ai parashikon dhe kush do të jetë kërkesa e radhës e grupit të Rithemelimit

“Këta maksimumi do i kërkojnë Ramës ti kthejnë koalicionet parazgjedhore”

Bejko thotë se si PS dhe Rithemelimi 'të dyja palët janë të interesuar për të ruajtur sistemin e vjetër zgjedhor siç është mbështetur tek pazari i 2008 mes Berishës dhe Edi Ramës” 

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë