Fundi i basteve sportive,kreu i shoqates së basteve, Shyti: Rreth 40% e këtij sektori është informal

"Biznesi i basteve sportive nuk mund të trajtohet si një kope kaçakësh që vjedhin". Është kjo deklarata e Artan Shytit, kreut të shoqatës së basteve i cili sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV u shpreh se vendimi i qeverisë për të mbyllur pikat e basteve sportive është tërësisht i pastudiuar. Megithatë Shyti pranoi se rreth 40 % e këtij sektori është informal ndërsa shifra e atyre që luajnë në mënyrë të paligjshme baste online është e frikshme.

Nuk mund të trajtohet si kope kaçakësh, keni vjedhur, ç'keni vjedhur, nuk është kjo mënyra si trajtohet biznesi. Po, rreth 40 % e këtij sektori është i jashtëligjshëm, shifra e atyre që luajnë onlinë në mënyrë të paligjshme është e frikshme por ky vendim e rrit paligjshmërinë....Të hysh në këtë iniciativë, pa pasur një projekt, pa pasur një studim, ne e dimë që nuk ka një të tillë. Kompanitë e basteve i paguajnë 45 mln euro në vit taksa shtetit. Kompanitë e basteve janë një operator që punon dhe zhvillon një aktivitet, pjesa dërrmuese e të ardhurave të së cilit i merr shteti. Nëse një strukturë shtetërore më thotë që ka harxhuar 1 euro për të bërë një studim social sa janë njerëzit që janë të varur; cilat janë problemet, si zgjidhen. 

Artan Shyti, kryetar i shoqatës së basteve

Ndërkaq pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Rezart Prifti cili tha se kjo iniciativë është pozitive veçanërisht në aspektin social.

Nga ana sociale është mirë se merr dynjanë nga mbrapa. Si vendim është shumë i mirë nga ana sociale, por unë kam një problem me këtë pjesën e aksionit. Çdo gjë në këtë vend është bërë përherë me anën e aksionit. Unë dëgjova që aty janë 7000 të punësuar. Për mendimin tim këta zotërinj nuk janë të punësuar. Unë ata i quaj të papunë, sepse për mua një person që ka një pikë basti nuk ndryshon nga një që shet fara, sepse nuk ka as kualifikim as specializim.  

Rezart Prifti, pedagog

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 1x2: 15/10/2018 16:57

    tani qe u demtohen interesat flisni bukur. Sa per 45mil. € eshte e vertet,po sna the sa miljarda € pastrohen dhe sa miljarda € dalin nga shqiperia.po sa familje shkaterohen sna the.

    Përgjigju
  • Xxx: 15/10/2018 16:16

    Fajin e kane kompanite e basteve qe kane hapur kaq shume pika bastesh sa qe njerezit nuk gjejne qetesi ne shtepit e tyre nga te bertiturat e bastexhijve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg