Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi! Dyshohet se pësoi atak kardiak (VIDEO)

LEZHË- Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se shoferi i furgonit ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë.

Për pasojë furgoni ka dalë nga rruga, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv. Ardian Stafa 50 vjeç është shoferi që humbi jetën, ndërsa në furgon ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, personel i Ministrisë së Shëndetësisë. Ata po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. 

Ndërkohë, personat e tjerë që ndodheshin në furgon janë në gjendje të mirë shëndetësore.

"Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi Ardian Stafa, rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Prokurorja e Lezhës Irena Sufaj në verifikim nga ILD, ndryshoi veprën penale për punonjësin e gjykatës që u godit për shkak të detyrës

Prokurorja e Lezhës Irena Sufaj në verifikim nga ILD, ndryshoi veprën penale për punonjësin e gjykatës që u godit për shkak të detyrës