Mjekët në qytetin e Shkodrës kanë dalë sërish mëngjesin e sotëm në protestë për të kundërshtuar ligjin sipas të cilit gabimet mjekësore trajtohen si vepër penale.
Edhe pse deklarata e ministrit Beqaj disa ditë më parë se qeveria do ta rishikojë ligjin, sipas tyre nuk është bindëse.
Kjo është hera e dytë që bluzat e bardha dalin në protestë për këtë qëllim. Ata paralajmërojnë së do të përshkallëzojnë protestat me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anulojnë këtë ligj si dhe u bëjnë thirrje të mjekëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen protestës së tyre.
Më herët, ministri Beqaj në ditën ndërkombëtare të mbulimit universal shëndetësor ka deklaruar se brenda këtij muaji do të ndryshoj Kodi Penal edhe për mjekët dhe se rregullimi i nenit 96 që dënon me burg mjekët për çdo gabim në mjekim është angazhim jo vetëm i tiji por edhe i qeverisë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com