Gafa e Ahmetajt/Shfuqizohet 
"lufta e patates" me Kosovën

Shqipëria angazhohet se nuk do të zbatojë vendimet e marra ditë më parë për prodhuesit e patates nga Kosova.

Këtë e kanë bërë të ditur në Prishtinë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Siç ka ndodhur edhe më parë, dogana shqiptare po vendos një çmim të lartë reference për importin e patates kosovare, çka ka sjellë bllokim të tregtisë së këtij malli. Krasniqi ka patur ditët e fundit kontakte me autoritetet në Shqipëri për të eliminuar këto barrier dhe dje deklaroi se, që nga sot, prodhuesit e patates mund të eksportojnë prodhimet e tyre drejt Shqipërisë pa llogaritjen e çmimit të referencës të përcaktuar më herët nga dogana shqiptare.

Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, lidhur me vendosjen e çmimit të lartë të referencës për pataten kosovare, ka thënë se ajo ka qenë një pengesë e pastudiuar dhe e pamotivuar në asnjë mënyrë, as në planin ekonomik dhe as më gjerë.

Sipas tij, kjo situatë e shkurtër, që ka penguar produktet e patates që të shkojnë drejt tregjeve të Shqipërisë, ka përfunduar. 

dokument ahmetaj
(Urdhri që pengonte importin e patates nga Kosova në Shqipëri)

Dogana tërheq çmimin e referencës, u vendos nga Ahmetaj 
Urdhrin që ka firmosur drejtorja e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, Belinda Ikonomi dhe që iu drejtohet të gjitha degëve doganore të Shqipërisë. Urdhri ka dalë pas shkresës me nr protokolli 6283/1, të datës 5 maj 2017, firmosur nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Shkresa e mësipërme e detyron kreun e doganave të përditësojë të dhënat për vetëm tre kode doganore që përfshihen në nomenklaturën e mallrave të Shqipërisë, respektivisht patate nga çdo origjinë që të vijnë, patate Kosove dhe qepë të thata, nga çdo origjinë që të vijnë.

Por si ndodhi kjo? Situatën e pakëndshme mes dy vendeve e ka krijuar një shkresë e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj e datës 5 maj. Ajo urdhëronte doganat të përditësonin të dhënat për vetëm tre kode doganore që përfshihen në nomenklaturën e mallrave të Shqipërisë, përkatësisht për pataten nga çdo origjinë, pataten nga Kosova dhe qepët e thata nga çdo origjinë.

Një situatë të ngjashme kishte krijuar më parë edhe qeveria Berisha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave