Gafa e Berishës, Tërmet Peçin e
bën kryebashkiak të Memaliajt

Sali Berisha ka publikuar një status nga qytetari dixhital ku ngre alarmin se Tërmet Peçi ka lënë pa ujë Bashkinë në Memaliaj.

Por në fakt Tërmeti është kryetar bashkie në Tepelenë dhe jo në Memaliaj, të cilat janë dy bashki të ndryshme.

Ky fakt ngre pikëpyetje për denoncimin e Berishës në Facebook, i cili shkruan se banorët e Memaliajt po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. 

Ja çfarë shkruan Berisha:

Gjendje katastrofe per uje te pishem ne Memaliaj!
Termeti ndeshkon qytetin me vetem 1 ore uje ne 24 ore!

Te dashur miq, qytetin e Memaliaj e kercenon realisht nje epidemi e rende per shka te kushteve higjenike shume te keqija qe ka krijuar nderprerja pothuaj e plote e ujit te pijshem nga Termeti i Edi Rames.

Nuk ka dyshim qe thatesira a ndikuar shume ne burimet e ujesjellesit te Tepelenes, por shkak me kryesor eshte keqmenaxhimi i tij dhe qendrimi i papergjegjshem i Termetit te Partise, qe e ka mendjen jo tek furnizimi me uje i qytetareve por arave te kanabisit.

I bej thirrje prokurorise te nise hetimin menjehere per te nxjerre shkaqet dhe pergjegjesit e vertet te situates tejet kercenuese per shendetin qe kalojne banoret e qytetit Memaliaj.

Lexoni pershkrimin e gjendjes nga qytetari dixhital! Sb”,
shkruan Berisha ne rrjetin social Facebook.

I vetmi faj i Tërmetit është që mund të jetë tallur dhe i ka dërguar Berishës këtë mesazh, siç ka bërë jo më pak se njëherë deputeti socialist, Taulant Balla.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave