Por, si është e vërteta?
I arrestuari në fakt është një tjetër person. Ai është Ervin Kajo, jo Kaja, 31 vjeç, nga Kavaja.
Gazeta TemA ka kontaktuar me ish-drejtorin e Anti-kontrabandës Tokësore, Ervina Kaja.
Ai thotë se ndodhet në Shqipëri dhe sa ka dhënë dorëheqjen vullnetarisht më 17 mars, pasi i ka lindur fëmija e tretë dhe për më tepër, nuk mund ta bënte dot atë punë, pasi nuk kishte specializimin e duhur.
“Lajmi i publikuar nga Berisha më ka shqetësuar mua dhe familjen time. Unë jam i qetë në shtëpinë time, ndërkohë që Berisha thotë se më kanë arrestuar në Itali. U përpoqa të komunikoja me të, i nisa dhe foto, por Berisha nuk e përgënjeshtron atë që ka shkruajtur”, thotë Kaja për gazetën TemA, i cili është nga Berati dhe aktualisht jeton në Vorë (në foto).
“Te dashur miq, nje lajm tjeter vjen nga Italia per “aleancen e qelbesirave”.
Ervin Kaja, deri tre jave me pare drejtues i Anti-kontrabandes Tokesore te vendit, eshte kapur ne nje operacion antidroge te organizuar nga Drejtoria e Policise e Udines ne Itali. Ai ishte anetar i nje rrjeti te strukturuar kriminal, i cili po hetohej nga policia italiane qe nga viti 2011 per trafikun e kokaines edhe nga Franca.
Kaja kishte precedente penale. Ne vitin 2012 eshte kapur ne zonen e bllokut per armembajtje pa leje. Ervin Kaja kishte lidhje shume te forta ne qeveri ndaj dhe arrestimi i tij ditet e para te prillit qe kaloi, eshte mbajtur i fshehte nga qeveria. Pas drejtoreve te drejtorise operacionale te Policise se Shtetit qe u larguan si trafikante droge, Pata dhe Ahmeti, arrestimi i Kajes deshmon se ne te gjitha kanalet shteterore te kontrollit te trafikut te droges “mazhoranca e qelbesirave” kishte emeruar trafikant droge”, shkruante Berisha dje.
Po verteta është krejt ndryshe.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)