Gafa e Berishës me deputetët
ngatërron Alinë me Azemin

Gafa e Berishës me deputetët<br />ngatërron Alinë me Azemin
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, duke sulmuar kreun e PSsë, Edi Rama për deklarimin e shpeshtë të tij se në vend ka 1 milion të papunë, u shpreh
se këtë thënie e përdorte ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia. Por duket se vitet ikin dhe bashkë me to edhe kujtesa e 67-vjeçarit. Një thënie të tillë nuk e ka artikuluar kurrë Ramiz Alia dhe s’kishte se si, sepse ai ishte president i vendit dhe nuk mund të sulmonte sistemin që ai përfaqësonte. Thënien se Shqipëria kishte një milion komunistë, një milion të papunë dhe një milion hajdutë e kishte thënë për herë të parë Azem Hajdari, në Krujë në 19 janar 1991, kur u shpreh se “Shqipëria ka një milion komunistë, një milion të papunë dhe një milion hajdutë”. Më pas në një takim tjetër në Shkodër, 1 milionë komunistët u bënë 1 milion spiunë.
Këto shifra dhe fjalë janë artikuluar nga udhëheqësi karizmatik i PD-së në muajt e parë pas themelimit. “Në Shqipëri ka një milion komunistë, një milion të papunë dhe një milion hajdutë”, shprehej Hajdari në 19 janar në një miting popullor të PD-së, në fushatën për zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991. Fjalimi i tij ishte shumë i ashpër ndaj rregjimit që ende nuk kishte rënë, edhe pse në vend ishte lejuar pluralizmi politik dhe do të mbaheshin zgjedhjet e para parlamentare, ku veç PPSH-së do të garonin edhe disa parti të tjera jo komuniste. Një ndër tre milionë banorët që kishte Shqipëria asokohe mund të ishin vërtet të papunë, sepse ndërmarrjet shtetërore ishin mbushur me punëtorë që nuk paguheshin, ose paguheshin me 80 për qind të rrogës që ishte sa për të blerë bukën, e cila mungonte në treg si shumë asortimente të tjera. Kronika me shifrat që përmendte Hajdari në Krujë ishte botuar në organin e PD-së, “RD” dhe më pas do të vinin edhe reagimet e të majtës në Shqipëri. Në dy artikuj të botuar në organin e ish-PPSH-së, “Zëri i Popullit” në 24 janar shkruar nga Albert Shala dhe në 27 janar shkruar nga ish-kryeredaktori Namik Dokle. Aty Hajdari sulmohet si denigrues i popullit shqiptar, duke bërë 1 milion hajdutë, 1 milion të papunë dhë 1 milion komunistë. Ndërsa në Shkodër, sipas Dokles, Hajdari kishte thënë se në Shqipëri në atë kohë kishte një milion komunistë, një milion të papunë dhe një milion spiunë.
Më poshtë janë dy shkrimet e botuara në gazetën “ZP” në janar 1991.

Deklarata e Berishës dje në grupin Parlamentar
"Shifrat nxirren nga zyra e punës e Instituti i Statistikave, por me sa duket Rama përdor statistikat e Ramiz Alisë. Ai ngatërron forcën e punës me të papunët. Ai është në stadin e ngjyrave. S'merr dot pushtetin me platforëm e diktatorit të fundit".
(Në foto: Azem Hajdari, Sali Berisha e Gramoz Pashko në dhjetor 1990)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi