Gafa e Ivanka Trump në Romë
ngatërron sportistin me një shenjto

Gafa e Ivanka Trump në Romë<br />ngatërron sportistin me një shenjto
Familja Trump ka vizituar ditën e djeshme Italinë dhe kanë kaluar momente duke vizituar Papatin dhe kanë takuar edhe Papa Françeskun.

Por vajza e Presidentit Trump është ndodhur në një moment të sikletshëm pasi ka bërë një gafë që do të mbahet mend gjatë.

Në fund të darkës që kanë ngrënë në një nga restorantet e Romës, Ivanka Trump ka parë një pikturë të një sportisti dhe ka pyetur se cili shenjtor është ky?

Ajo që e ka tradhtuar Ivankën do të ketë qenë pamja e Kinaljas në këtë pikturë, ku futbollisti i famshëm është me krahët hapur dhe me fytyrën drejt qiellit, një foto shumë e ngjashme me një pikturë të Padre Pios.

“I shpjeguam që nuk bëhej fjalë për një shenjt, por për një kampion të madh të ekipit të Lacios”, shprehet pronarja e restorantit, Luixhina Pantalone.

”Ivanka, e veshur në mënyrë mjaft elegante me një fustan mëndafshi gri, dhe bashkëshorti i saj, Jared u treguan shumë të sjellshëm me ne dhe me të gjithë personelin e restorantit”, thotë Luixhina, që tregon edhe foto nga celulari i saj.

ivanka
Piktura që ngatërroi Ivanka Trump

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës

Skema e mashtrimit në Tiranë/ 53 mln lekë dëm shtetit duke shmangur detyrimet tatimore, 1 në burg, 3 detyrim paraqitje! Të përfshirë edhe zyrtarë të administratës