‘MIQE..... PA LIBRIN ZDO ISHA KY QE JAM SOT...... PUSHIME TE KENCME...... RRESPEKTE KOMI...’
Me një status të tillë  të shpërndarë në rrjetin social Facebook këngëtari i njohur Kozma Dushi na uron pushime të mbara madje duke na rrëfyer se pa librin nuk do të ishte ky që është sot.

Sigurisht mesazhi i dërguar për të lexuar sa më shumë  është  shumë i mirëpritur.Por drejtshkrimi i këngëtarit lë shumë për të dëshiruar. Në foton e publikuar në rrjetin social facebook këngëtari duket se po lexon një libër të Fate Velaj.

Por ajo që bie në sy është statusi i mbushur me gabime drejtshkrimore , cka ka shkaktuar edhe reagimin e lexuesve të cilët në një farë mënyre e ‘masakrojnë’ këngëtarin e
famshëm.

Dikush e krahason me ‘ pjeshkat’ që dalin foto me libra, ndërsa komentues të tjerë e mbrojnë duke thënë  se ai njeh gjuhën e notave.

Duhet ta pranojmë se pavarsisht dashurisë që Kozma Dushi ka për librat dhe përtej gabimeve drejtshkrimore këngët e tij janë me të vërtetë të bukura.


kozma dushi
Statusi i këngëtarit në rrjetin social Facebook

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com