Gafa e kryeministrit të Malit të Zi:
Ju ftoj në hotelin Clinton, ups...

Kryeministri i Malit të Zi Markoviç sërish është në qendër të vëmendjes jo vetëm për faktin se ishte ai organizuesi i samitit në Podgoricë, ku ishin të pranishëm zv.presidenti amerikan Mike Pence dhe liderët e Ballkanit.

Me siguri të gjithë e mbani mend Markovic, ishte pikërisht personi të cilin Trump e shtyu gjatë samitit në Bruksel.

Por Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markovic e ka komentuar me “sportivitet” shtyrjen që presidenti Trump i dha.
 
Dhe këtë herë duket se Markoviç në mënyrë të pandërgjegjshme merr hak duke u konsideruar madje një gafë e kryeministrit.

Markovic do të duhej të ftonte liderët për hotelin ku do të qëndronin . Por Markoviç bën një lapsus në vend që të thotë Hotel Hilton thotë Hotel Clinton.

Me siguri do të ketë patur në mendje ish rivalen e Donald Trump gjatë garës presidencialen SHBA Hillary Clinton.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë