"Unë do të doja t’ju kujtoja se Japonia është goditur rëndë, ashtu si Franca, nga kriza e pengjeve në Algjeri dhe unë i shpreh Kryeministrit ngushëllimet e popullit francez ndaj popullit kinez," tha Hollande folur pas takimeve bilaterale me kryeminsitrin japonez Shinzo Abe.
Gabimi nuk është përkthyer në gjuhën japoneze pasi përkthyesi është treguar shumë i kujdesshëm por është vënë në dukje nga mediat franceze. Hollande ndodhet në Japoni për një vizitë tre ditore, e cila përfundon të dielën dhe është e para e një presidenti francez pas 17 vitesh.
Marrdhëniet mes Kinës dhe Japonisë janë ende në tension për shkak të historisë mes dy vendeve si dhe për shkak të pretendimeve teritorriale.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)