Gafa e rradhës nga Romney
"Pse nuk hapen dritaret e avionit?"

Gafa e rradhës nga Romney <br />
SHBA - Deklarata e Kandidatit Republikan Mitt Romney, lidhur me faktin se përse nuk hapen dritaret e avionit, u kthyer në batutë për gazetat si dhe rrjetet sociale, por më pas gazetarët deklaruan se mbase bëhej fjalë për një shaka.

Gjatë një darke bamirësie, kandidati amerikan për presidencialet, u ankua për faktin se përse nuk është e mundur që dritaret e avionave të hapen. "Një problem shumë i madh në raste aksidentesh" u shpreh ai. Menjëherë pas kësaj batute, Romney u ironizua përgjatë gjithë ditës nëpër media edhe pse në darkë një gazetare e New York Times, u shpreh se sipas mendimit të saj kandidati republikan po bënte shaka.

Batuta e Romney erdhi gjatë një fjalimi në Beverly Hills, duke iu referuar incidentit që i kishte ndodhur gruas së tij Ann, e cila të premten e shkuar u detyruar të ulej menjëherë në Denver, Colorado, pasi avioni më të cilin po udhëtonte, pati një avari, si pasojë e futjes së tymit në kabinë. Lidhur me këtë incident Romney u shpreh se "Kur bie zjar në avoin, nuk ke nga t'ia mbash dhe ska as ndonjë mënyrë për të hyrë ajër, pasi dritaret e avionit nuk hapen. Se kuptoj përse e bëjnë një gjë të tillë ndërtuesit e avionit, por është vërtetë një problem serioz dhe i rrezikshëm".
 
Menjëherë pas kësaj deklarate, shpërthyen batutat. Sipas Los Angeles Times, "nuk dihet nëse ndonjëri nga të pranishmit ia shpejgoi kandidatit pasojat e hapjes së dritareve të avionit: për shëmbull ngricën, pasi temperatura jashtë zbret deri në 40 gradë dhe se niveli i oksigjenit në lartësi të tilla do të shkaktonte vdekjen e pasagjerëve, për të mos përmendur faktin që presioni i ajrit nga jashtë brënda do ta copëtonte avionin".

Disa orë më vonë erdhi korigjimi nga ana e mediave të cilët u shprehën se mesiguri Romeny po bëntë shaka, duke qenë se "pas batutës së tij të gjithë filluan të qeshnin".

Gjithsesi edhe pas kësaj deklarate dyshimet vazhdojnë të jenë prezente, sidomos pasi menjëherë pati nga ato që shtruan pyetjen: Të ftuarit po qeshnin me Romney apo me batutën e tij?

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë