Gafa e UEFA-s: Shqipëria luan
sonte kundër...4 kombëtareve

UEFA ka bërë një gafë që bie në sy gjatë publikimit në “Facebook” të sfidave të sotme për Kualifikueset në Botërorin "Rusi 2018". Në foton e publikuar në rrjetin social bie në sy se kombëtarja jonë do të "luajë" 4 sfida të tjera edhe pasi mbrëmë i dha fund fushatës eliminatore me humbjen minimale kundër Italisë 1:0.

Por sipas UEFA-s Shqipëria sonte luan përballë Portugalisë, Greqisë, Estonisë dhe Belgjikës. Ndoshta prezenca e mjaft lojtarëve me origjinë shqiptare në kombëtaren zvicerane ka bërë që UEFA të hutohet për këtë sfidë me iberikët, por nuk justifikohet për tre kundërshtarët e Greqisë e cila luan me Gjibraltarin, Estonisë me Bosnje Hercegovinës dhe Belgjikës me Qipron. 

uefa
(Gafa e UEFA-s, Shqipëria luan kundër 4 kombëtareve)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë