Gafa e Ujësjellësit, dëmton
kabllon, Tirana 4 orë pa drita

Gafa e Ujësjellësit, dëmton<br />kabllon, Tirana 4 orë pa drita
TIRANE - Pothuajse gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike për rreth 4 orë. Njoftimi erdhi nga CEZ shpërndarje, e cila sqaroi se si pasojë e një dëmtimi të kabllos kryesor 20 kilovolt të furnizimit me energji elektrike, nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, kanë mbetur pa energji elektrike zona të ndryshme të kryeqytetit.

Dëmtimi nga ana e UKT vijoi më tej me veprimin e CEZ me stakimin e fidrave 330 dhe 326 në nënstacionin elektrik në zonën e Selitës në Tiranë, me qëllim evitimin e shkatërrimit total të linjës.



Si pasojë mbetën pa energji për 4 orë rrugët dhe zonat e mëposhtme:


Tirana e Re
Komuna e Parisit
Mihal Grameno
Osman Myrteizi
Grigor Heba
Gjin Kulaqi
Margerita Tutulani
Vaso Pasha
Perlat Rexhepi
Adem Jashari
Dëshmorët e 4 Shkurtit
Zona e kompleksit Dinamo
Zona pranë Gardës së Republikës

Ndërkaq, Cez shpërndarja njofton se është rikthyer energjia elektrike në zonat e prekura nga dëmtime, pas 4 orësh.
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë