Gafa e zv.ministres: Gëzuar
100-vjetorin e çlirimit të Tiranës

TIRANE - Në ditën e çlirimit të kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, Tiranë më 17 nëntor, zv.ministrja e Drejtësisë, Brikena Kasmi ka bërë një gafë, duke thënë "gëzuar 100 vjetorin e çlirimit të qytetit të Tiranës".

Me sa duket festimet e 100 vjetorit të pavarësisë janë ngulitur kaq shumë në mendjen e zyrtarëve shqiptarë sa dhe në një përvjetor të tillë të urojnë për 100 vjetorin, duke bërë që të mendohet që dhe çlirimi i Tiranës është bërë në të njejtën ditë.

Ndërkohë që dje ka qënë 68 vjetori i çlirimit të kryeqytetit shqiptar Tirana nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpuntorët e tyre, që daton më 17 nëntor 1944 e i bie të ketë ndodhur plot 32 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Gafa e numrit dy të ministrisë së Drejtësisë, Kasmi u bë në një takim të zhvilluar me bizneset e vogla të kryeqytetit ne rrugën "Naim Frashëri", ku kanë gjetur pikërisht këtë ditë, atë të përvjetorit të çlirimit të kryeqytetit dhe rivarrimit të eshtrave të Ahmet Zogut për t'ju kundërvënë "taksave" Edi Ramës.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (E Dielë, 18 Nëntor)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti