MOSKE – Gafë gjeografike e kancelares gjermane Angela Merkel: gjatë një leksioni të hapur në International European School, Merkel lokalizoi Berlinin në Rusi kur tentoi të gjente kryeqytetin e vendit të saj në një hartë ku nuk shkruheshin emrat e qyteteve.

Lajmi u publikua nga televizioni Rusia Today, që në edicionin online shpjegon se në një farë pike kancelarja vendo t’u bashkohej nxënësve ndërsa këta të fundit tentonin të gjenin qytetet e tyre të lindjes në një hartë gjeografike.

Kur iu kërkua të gjente qytetin e saj, Hamburgun, kancelarja preferoi të gjente fillimisht Berlinin.

“Berlini duhet të jetë këtu? Apo këtu”, pyeti veten Merkel.

“Jo”, iu përgjigj mësuesja. “Po këtu çfarë ka?”, pyeti Merkel. “Është Rusia”, u përgjigj mësuesja. “Çfarë, Rusia? Kaq afër?”.

(im/shqiptarja.com)