'Gafa më e madhe në karrierën time', spikeri që na ngatërroi me Armeninë: Në ato çaste mu bllokua truri

'Gafa më e madhe në karrierën time', spikeri që na ngatërroi me Armeninë: Në ato çaste mu bllokua truri

Frank Stanislas Andre Barzhin, spikeri francez

Ndeshja e së shtunës për  kualifikueset e Europianit mes Francës dhe Shqipërisë përveç rezultatit padiskutim do të mbahet mend edhe për ngatërrimin e himnit. Gjithsesi ky nuk ishte incidenti i vetëm që ndodhi para fillimit të kësaj sfide. Kjo pasi spikeri i stadiumit të ‘Stade De France’, Frank Stanislas Andre Barzhin, në tentativë për të kërkuar falje gaboi duke u shprehur: ‘Tifozë, tifozë të Armenisë, na falni, tani do të luhet hymni juaj.’

Ky ishte gabimi i dytë, për të cilin spikeri francez në një intervistë për “L’Equipe” shprehet se ishte ‘gafa më e madhe në karrierën e tij’. Konkretisht, ai është shprehur:

“U ula me gjunjë në tapet. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë në mbi 5 mijë evenimentet sportive që kam drejtuar. Federata Franceze e Futbollit e shpjegoi problemin me himnin. Mua, më duhej të menaxhoja atë që kishte ndodhur. Momente të komplikuara teksa ndodhesha në fushë. Miliona njerëz prisnin informacionin, ndërsa 80 mijë tifozë prisnin në fushë. Nuk e dëgjova veten se çfarë thash, më pas më treguan. Truri mu bllokua, ishte një situatë që s’më kishte ndodhur kurrë.

Nuk kam fjetur për dy ditë. Nuk ishte thjeshtë një detaj, nuk duhet të kishte ndodhur. Edhe pse kisha mbështetjen e të gjithëve atyre që ndodheshin pranë meje prap ndihesha tmerrësisht keq. Kur je spikeri i një stadium, ti je ai që flet, je i fundit në radhë që duhet të gabosh.

Bisedova me federatën dhe më pas gjërat iu kthyen normalitetit. Nuk prisja të më drejtonin ‘pistoletën’, të gjithë u treguan të mirë. Prioritet ishte të drejtoja në ndeshjen me Andirën dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Dhe siç lojtarët thonë gjëja më e mirë që mund të bësh është të tregosh veten në fushë. Gjithsesi kjo nuk e fshin gabimin tim të madh, do të më mbetet gjithmonë në mendje."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?