Gafa në Londër, ambasadori Mal
Berisha lë Ramën pa eskortë

TIRANE- Kryeministri shqiptar nuk ka qenë i shoqëruar nga forcat e sigurisë së vendit mikpritës, Mbretërisë së Bashkuar.

Ky fakt ka rënë në sy të punonjësve shqiptarë të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH).

Në fakt, shoqërimi i kryeministrit nga forcat e sigurisë ose policia e vendit përkatës është një procedurë rutinë, që duhet të kërkohet nga Ambasada e Shqipërisë në vendin që viziton kryeministri.

Në këtë rast, i takonte ambasadorit Mal Berisha që të kujdesej që më parë për këto detaje të vizitës së kryeministrit Rama në Londër, por duket se këto masa nuk janë marrë nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Arsyeja mund të jetë vetë ambasadori Berisha, një nga njerëzit që, përveç mbiemrit të njejtë me ish-kryeministrin, ndan me të edhe një besnikëri dhe miqësi të ngushtë.

Mal Berisha është nga të paktët ambasadorë të Shqipërisë, që janë shprehur hapur në media kundër Edi Ramës në kulmin e fushatës së fundit zgjedhore parlamentare.

(Në foto: Rama në takim me Cameron në Londër)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara