Gafa, pavijoni i Terrorit, Musinesë
i vënë foton e Drita Pelinkut

Gafa, pavijoni i Terrorit, Musinesë <br />i vënë foton e Drita Pelinkut
Gra të ekzekutuara dhe të burgosura. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991 u ekzekutuan 450 gra.... Jemi në pavijonin e Terrorit Komunist, në Muzeun Historik Kombëtar, në këndin e femrave që provuan dënime të rënda deri në ekzekutim nga regjimi. Mes tyre Musine Kokalari. Jemi njoftuar se në këtë kënd, ka ndodhur një gafë historike. Në vend të fotos së Musine Kokalarit, intelektuales së dënuar nga regjimi komunist me burgim deri sa vdiq, ishte vendosur foto e aktores Drita Pelinku, në moshë të re. Në këndin e “Grave të ekzekutuara”, sot fotoja e aktores nuk është më. Ne e fotografuam këndin ku janë ekspozuar fotot e grave të dënuara e të ekzekutuara dhe mes tyre është edhe Musine Kokalari me një foto të rinisë së saj.
Pra foto e aktores Pelinku ishte hequr.
Mësohet se foto u ndërruan pas një incidenti që u ngacmua nga kjo gafë, dhe sot në vendin e Musine Kokalarit është foto e saj e vërtetë. Por ata që e vizituan pavijonin në ditët e para të promovimit të tij, e që e mbanin mend aktoren në rininë e saj e hetuan dhe u habitën për këtë fakt. Një prej tyre e ka denoncuar këtë fakt pranë gazetës tonë.
Në të vërtetë në fotot që redaksia e gazetës bëri në ditën e promovimit të pavijonit, si edhe ne fotot e albumit të promovuar në të njëjtën ditë, rezulton të jetë fotoja e Pelinkut në vend të Musine Kokalarit. Për lexuesit do të sjellim këtu foton e aktores Pelinku me nënshkrimin poshtë Musine Kokalari mes një pjese të grave që u dënuan nga regjimi komunist.
Paralelisht me të sjellim edhe foton e sotme nga ky kënd i pavijonit të Terrorit Komunist, ku duket qartë zëvendësimi që është bërë.
Pavijoni i terrorit komunist u hap me 20 shkurt 2012, duke prezantuar për herë të parë dokumente, fotografi e dëshmi të panjohura, por edhe duke riprezantuar një pjesë materialesh që ishin trashëguar nga Pavijoni i Genocidit, i cili u mbyll për t‘u riplotësuar e riideuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë