Gafa tjetër e djalit të Fahriut
sulmon PD-në e Pogradecit
Klevis Balliu, djali i Fahriut është duke u shndërruar në një personazh më vete, me bëmat e tij gjatë kësaj fushate.
Klevis Balliu, djali i Fahriut është duke u shndërruar në një personazh më vete, me bëmat e tij gjatë kësaj fushate.
Për nga gafat e lëshuara çdo ditë, janë jo të paktë ata që e krahasojnë me Eduart Ndocajn, madje thonën nën zë se nuk mund të mbetej Kuvendi kurrsesi pa një injorant të nivelit të parë.
Ditën e premte ai premtoi se në rast se do të fitonte PD, në datën 26,
“Pogradeci do të kishte një diell demokratik”, ndërsa në rrjetet sociale plasën menjëherë ironitë dhe talljet, duke hequr paralele me premtimin e Ferdinand Xhaferajt në vitin 2011 në Durrës gjatë garës për bashkinë, kur deklaroi se do përmirësonte cilësinë e diellit.
Një ditë më pas, ai denoncoi në gazetën e babait se
“Partia Socialiste do të thajë liqenin e Ohrit në rast fitoreje”.
"Paraardhësi im la qytetin jetim"Së fundmi, në një postim të ri në “Facebook”, Balliu sulmon pa dashje vetë Partinë Demokratike në këtë qytet, duke thënë se “paraardhësi im e ka lënë këtë qytet jetim”.
Por, kush është ky paraadhës? Klevisi nuk ka mbajtur kurrë një detyrë publike, përveç asaj të këshilltarit të Nishanit. Paraardhës i tij, në cilësinë e deputetit të PD-së është vetëm një tjetër deputet i kësaj force.
Deputetë të PD në qarkun e Korçës në 2013-ën u zgjodhën Edmond Spaho, Eleina Qirici, Fatmir Mediu dhe Gjergji Papa. Ky i fundit përfaqësoi edhe Pogradecin në Kuvend, pra indirekt Balliu ka sulmuar sa hap e mbyll sytë një deputet të PD-së në mbarim të mandatit.
Papa nuk u përfshi nga Basha në këto zgjedhje, duke preferuar Klevis Balliun në vend të tij.
Do të ishte mirë që përpara se të konkurronte për të përfaqësuar popullin e Pogradecit, i biri i Fahriut të mësonte të shkruante dhe lexonte ashtu siç duhej, por fatkeqësisht, tashmë kjo është tepër vonë./
TemaRedaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luli lë nam, tallet me tropojanët, ja si u drejtohet
18 Prill 2021, 19:23
-
Lulzim Basha rekordmen gafash, Berisha bëhet xheloz dhe e sfidon
12 Prill 2021, 15:54
-
‘Me Edi Ramën, pa të cilin Shqipëria nuk ka asnjë shpresë të ndryshojë’, kryeministri nxjerr videon e Bashës: Ka fol tamam
10 Mars 2021, 08:21
-
14 gafat epike të Lulzim Bashës, nga ‘perlat’ matematikore 6 në 4 biznese me humbje, lëmshi me datat historike, ‘ta bëjmë ditën natë’ tek çmimi i dritave me ‘litra’
6 Mars 2021, 21:32
-
Gafa e radhës e Bashës në matematikë: 8 vite të humbura në këto 4 vjet! Braçe: 30 vite të humbura
8 Dhjetor 2020, 15:52
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47
-
PD gafë me takimin e Bashës! Kreu i PD lëviz buzët, por zëri është i një gruaje! Fuga: Normal se s'i zihet besë Lulit
12 Nëntor 2020, 16:27
-
Basha s'i ndahet gafave, ngatërron datën e zgjedhjeve: 25 qershori data e çlirimit plagëve
2 Nëntor 2020, 22:04
-
Balla thirrje kreut të PD: Je i paaftë, vendi në betejë prej 8 muajsh me panikun që përhapin politikanët e së keqes Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi
31 Tetor 2020, 16:43
-
'Gafa' e Kryemadhit për 'Sami Frashërin', Veliaj i 'përvishet': Mona GËNJEU paturpësisht, duke e çuar shkollën në Paskuqan! Do mbetet barcaletë e shëmtuar
27 Tetor 2020, 19:28
-
'11 X 2 = 24', Rama ironizon Pampurin: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule (VIDEO)
26 Tetor 2020, 14:48