TIRANE- Të paktën 5 bashki Partia Demokratike i ka humbur nga mos “trajtimi” i mirë i aleatëve. Në këto bashki, dy kandidatët kryesorë janë ndarë me njëri-tjetrin me një diferencë të ulët votash, ose e llogaritur në përqindje, diferenca e tyre nuk e kalon me 5 % të votave totale. Bëhet fjalë për bashkitë e Hasit, Fushë Arrësit, Pukës, Këlcyrës dhe Maliqit. Në këto humbje kanë ndikuar qartazi partitë PDIU, FRD dhe PDK, përfundim që del nga analiza e votave që këto parti kanë marrë në respektivisht në këto parti për këshillat bashkiakë.
Në bashkinë e Hasit, Elez Maci i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet e ka humbur betejën për 639 vota. Ai mori 4.245 vota, ose 46,05% kundrejt 4.884 votave, ose 52,98% të fituesit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Adem Lala. Për ironi votat e grumbulluara së bashku të aleatëve të larguar të PD-së, janë 668, thuajse aq sa diferenca e humbjes, çka të bën të mendosh, se nëse do të kishin qenë në koalicionin e djathtë, PD mund ta kishte fituar bashkinë e Hasit.
/Shqiptarja.com

VIDEO