Gara për Tiranën, debati në '5 Pyetjet'/ Shabani: Kjo klasë politike e ka zhytur vendin në mjerim, do të refuzohet! Alimehmeti: PD të bashkohet për 14 majin

Gara për drejtimin e  bashkisë së Tiranës ishte në fokus të diskutimit ndërmjet Endri Shabanit nga Nisma Thurje dhe Ilir Alimehmetit nga Rithemelimi i Sali Berishës, në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv.

Kryetari i Nismës Thurje tha se do të shkojnë në këto zgjedhje për t’iu afruar një aletrantivë qytetarëve. Shabani nuk i kuresu kritikat kundrejt kryetarit aktual të bashkisë ku tha bashkia nuk niset për t’iu shërbyer qytetarëve por për t’u shërbyer një grushti oligarkësh.

‘Nisma Thurje do jetë në këto zgjedhje për tu ofruar qytetarëve të Tiranës një alternativë.  A po i shërbeni qeverisë. Nëse alternativat nuk do të ishin në zgjedhje po. Por votuesi krijon zgjedhjen e vet. Ai që do votojë për NismënThurje është një njeri që nuk gjen një alternativë. Që mos të përsëritet gabimi i 2019 mos të marrësh pjesë në zgjedhje. Qytetarët e Tiranës dinë të bëjnë llogaritë e tyre. Sot nuk shoh as Dajtin dhe as diellin, janë ndërtuar disa kulla që nuk janë në planet për qytetin. Sot në shtëpinë time nuk futet dot as ambulanca as zjarrfikësja. Nuk parkoj dot në shtëpinë time, pais është një mundësi potenciale për sherr. Ka një mbingarkim të sistemit energjetik. Kryetari i bashkisë më ka marrë vlerën e pronës. Këta njerëzish ikin për shkak të kësaj klase politike. Këta premtojnë ende 24 orë ujë. Asnjë nga këta nuk e ka zgjidhur problemin e ujin, kanë gjetur ujin në mars e nuk po gjejnë ujë. Kemi një klasë që kanë 17 banjo në shtëpinë e vet por s'kanë një banjë publike në Tiranë. Këtu ka njerëz që nuk ngopin barkun me bukë, po flas me shifrat. Këta as nuk e dine se cila është situata, sepse jetojnë në të njëjtin rezort. Ky popull po varfërohet dita e ditës. Kemi 4500 dollarë borxh për çdo bebe që lind. Jam kundër mentaliteti gjobvënës. Një vendparkimi bashkia nxjerr 4000-10000 lekë. Bashkia nuk niset për tu shërbyer qytetarëve, por për tu ngritur rrjetën. Ka çuar dy satelitë në hapësirë dhe nuk çon një furgon në periferi të Tiranës për të dërguar fëmijët në shkollë. Qeveria i ka dhënë 20 mln euro popullit 30 mln euro ndërtuesve që janë oligarkë. U jep ndihmë ekonomike disa oligarkëve vendet me të mëdha të punës sot në Shqipëri i ofron biznesi i vogël. Janë ndihmuar oligarkët e betonit. Secili nga ata del me 20 mln euro fitim. Të bëjë një shpërndarje të mirë të taksave. Të ndihmojë qytetarët. Qeveria duhet të ndihmojë familjen. Në këtë pikë kemi një qeveria që punon për një grup të vogël njerëzish.'- tha Shabani.

Ilir Alimehmeti, kandidat për bashkinë e Tiranës në primaret e Berishës, u shpreh se do demokratët pas zhvillimit të primareve do të shkojnë me një koncept të qartë për të shkuar të përbashkuar.

‘Fakti që opozita nuk është e bashkuar. Të djegësh etapat ka qenë diskutim i gabuar. Kemi disa muaj para 14 majit. Jemi në proces primaresh. Nga ky moment fillon puna dhe në shkojmë me koncept të qartë të përbashkuar. Një çift i ri në Tiranë nuk arrin dot të blejnë një shtëpi. Ua kemi borxh fëmijëve tanë Tiranën. Sot kam vështirë të gjej disa gjëra të ruajtura në Tiranë, nuk kemi çfarë u tregojmë fëmijëve tanë. Kjo është e tmerrshme. Në duhet ta mbajmë fokusin tek njerëzit’- tha Alimehmeti.

Duke u ndalur tek protesta e Sali Berihës, Alihmehmeti u shpreh se protestat e tjera duhet të jenë kushtëzuese dhe drejt përshkallëzimit.

‘Shohim një dalje masive njerëzish. Kur na shohin dalje njerëzish në një protestë paqësore me pjesëmarrje të madhe dhe  nga Tirana. Ka ardhur një situatë ku ka vështirësi të thella për çdo familje shqiptare. Protestat duhet të jenë kushtëzuese dhe drejt përshkallëzimit të tyre. Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit qytetar. Besoj se kjo duhet të shkojë drejt paraqitjes së kushtëzimeve që nuk duan diskutuan aty, pro do diskutohen në ditët e javët në vijim. Kjo është një protesta e gjithë popullatës. Ka një abuzim me çmimet. Këto përrallat e çmimeve globale nuk janë të vërteta! Në këto moment jemi jashtë kushteve të tregut të lirë.  Sa prej nesh ka të familjes së ngushtë që janë jashtë, ka të paktën 1 anëtarë jashtë. Qelbëzimi i plagës sjellë riskun e krejt organizmit. Bizneset kërkojnë forcë punëtore. Sot kemi një situata ku bizneset nuk kanë as konsumator. Gjithashtu janë dhe klientë dhe konsumatorë që prej 2011 nuk ka një census.’- tha Alimehmeti.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sabriu: 15/11/2022 10:38

    o doktor,pse je mir ne punen tende ,mos u mer me politiken e sotme se humb dinjitetin

    Përgjigju
  • Ben: 15/11/2022 04:15

    Ky Shabani,fiks mashtruesi i ardhshem i politikes.Ky eshte sprovuar neper votime,merr vota paperfillshem fare,dhe vazhdon kembengul qe te kapi ndonje gje.Po mire mer Shaban,keshtu vazhdo qe te kapesh ndonje llokem?

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/11/2022 08:09

      Po ku e shikon varferine more shaban ,me gjyslyke apo pa gjyslyke .sa ishin pensionet ne 2013 dhe sa jane tani ,por ne shqiptaret me ne krye saliun shkateruam cdo fabrike dhe uzine ,u kenaqen qe sala u jepte nje ndime te pa perfillshme dhe rrinim gjith diten ne kafene se erdhi civilizimi .o pika me ketogenjeshtra nuk fitoni dote

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër