Ai ka thënë se vogëlushi gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën e tij si dhe ka lindur nëpërmjet operacionit cezarian.
Gjithashtu Parruca është shprehur nga salla e operacionit se djali ka lindur rrethores 10:30 të mbrëmjes së djeshme dhe peshon 3kg.
Ndërkohë emri i bebit ende nuk bëhet i ditur.
Prej disa vitesh Parruca ka qenë i lidhur së bashku me gazetaren Kostana Morava dhe tashmë kanë kurorëzuar marrëdhënien me një fëmijë.
(Gazetari Edvin Parruca në studion e A1 Report së bashku me ambasadorin italian Massimo Gaiani)
Stafi i Shqiptarja.com dhe A1 Report i uron vogëlushit jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku me prindërit e tij.
(xh.k/shqiptarja.com)