Gazetarja Ilva Tare nënë për
herë të parë, sjell në jetë Melody 

Gazetarja e njohur Ilva Tare ka sjellë në jetë gjatë ditës së sotme fëmijën e saj të parë, e cila është vajzë.

Gazetarja së bashku me bashkëshortin e saj politikanin Eduart Selami kanë zgjedhur emrin Melody për vogëlushen e tyre.

Tare ka publikuar disa çaste më parë foton e parë të vogëlushes ku shkruan: "Mireserdhe Melody në jetën tonë, Ilva dhe Eduart".

Kjo foto është shoqëruar nga një lum komentesh dhe urimesh për vajzën  e vogël.

Ilva e ka sjellë në jetë vajzën me operacion, ndërkohë që ajo dhe Melody gëzojnë shëndet të plotë.




(Në foto vogëlushja e porsalindur Melody)



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/2
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore