Gjendet e ngordhur te Kepi i Rodonit breshka e rrallë

Gjendet e ngordhur te Kepi i Rodonit breshka e rrallë

Breshka në Kepin e Rodonit

Një breshkë e rrallë u gjet e ngordhur te Kepi i Rodonit. Breshka kurrizlëkore  (Dermochelys coriacea) është më e madhe nga të gjitha llojet. Mund të dallohet lehtë nga breshkat e tjera të detit pasi kurrizi i saj është i mbuluar me lëkurë.

Kjo është breshka e katërt e këtij lloji që është gjetur në bregdetin shqiptar gjatë 60 viteve të fundit. Breshka kurrizlëkurore ushqehet më së shumti me kandil deti dhe kjo mund të jetë arsyeja e pranisë së një breshkë të tillë oqeanike në një det relativisht të cekët si Adriatiku.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/06/2024 23:52

    Dhe po t'i bejne nekropsine besoj se stomakon do ja gjejne plot me qese plastike qe nen uje ngjajne si kandil deti,ndoshta kjo mund te jete arsyeja e ngordhjes se saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Mbyllet edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë

Pogradec/ Mbyllet edicioni i 14 i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë